Heronjtë e qiellit që shpëtuan
jetë njerëzish gjatë përmbytjeve

Heronjtë e qiellit që shpëtuan<br />jetë njerëzish gjatë përmbytjeve<br /><br>
Falë ndihmës të efektivëve të Forcave të Armatosura banorët e fshatrave të përmbytura u evakuuan në kohë.

Report Tv ka qenë në bazën ajrore të Farkës, ku ky repart mbajti peshën e ardhjes në ndihmë në nxjerrjen e qytetarëve nga zonat e mbuluara me ujë. Zgjedhja e ekuipazhit për të shkuar në mision bëhet nga Koloneli Kuto Hasani në bazë të aftësive të tyre të certifikuara në rast përmbytje. 

"U caktuan pilotë të certifikuar për këtë lloj misioni. Je i detyruar që të vlerësosh në radhë të parë kushtet e motit, situata në të cilën do të kërkohet ndihma për t'i dhënë popullsisë civile, efektivisht je në dispiozicion, suportin logjistik që ke për këto lloj misionesh. Gjithë ky kompleksitet na detyron që me seriozitetin maksimal të mundshëm të bëjmë vlerësimin real të situatës dhe të bëjmë një vendimmarrje sa më të drejtë", thotë Kolonel Hasani. 

Koloneli Kuto Hasani, sqaron asistencën që ka ofruar NATO, duke qenë se Shqipëria është vend anëtar. "Emergjenca Civile i kalon kapacitete e mundshme të mbështetjes nga FA, atëherë është vendimmarrja politike që bën të mundur mbështetjen nga vendet e NATO-s. E rëndësishme është që ne jemi në të njëjtin nivel me shtetet anëtare të NATO-s", thotë Kolonel Kuto Hasani 

Në misionin e kërkim shpëtimit në Mallkuç të Fushë-Krujës ka qenë në krye të ekuipazhit nënkoloneli Julian Dulemata, i cili ka 20 vjet në këtë profesion.  Ndërsa pjesë e grupit kanë qenë edhe Shpati Muço në rolin e ajro-shpëtuesit, Ermir Locaj në rolin e operator vinçi për shërbime të sakta dhe major Elis Prifti. Nënkoloneli Dulemata tregon se si është përballuar ky mision, vështirësitë që efektivët e FA kanë hasur si dhe distancimin ndaj emocioneve në momentin e evakuimit. 

"Misionet e tilla janë më të vështirat që kryhen nga baza ajrore e Farkës. Në ekuipazh punon si ingranazhet e një ore fikse e cila duhet të jetë gjithmonë e saktë në sekondën e duhur dhe në mënyrën e duhur. Gjatë kohës që shkon atje ke shumë pak informacion për ghjendjen dhe je totailsht i ftohtë pasi nujk e di se çfarë të pret. Në fillim ndihmon personat me moshë të thyer dhe të parët që kemi nxjerrë kanë qenë ata.Pastaj janë nxcjerrë edhe gruaja me fëmijën e vogël 3-vjeçar dhe më pas edhe anëtarët e tjerë të familjes". 

Megjithatë, për nënkolonel Dulematën sadifaksioni që ndjen pasi ka përmbyllur me sukses misionin, nuk shlyhet me asgjë. Nga ana tjetër, major Elis Prifti edhe pse është pjesë e FA prej 13 vitesh, ai ka realizuar për herë të parë misionin në rast përmbytjeje. Ai na tregon dallimin mes trajnimit dhe rasteve konkrete në misione. 

"Bëri pak bum misioni i Fushë Krujës, por në fakt e meritonte. Rezultati ishte shumë mbresëlënës, 11 persona të evakuuar nga Fushë Kruja, për mua ishte pak ndryshe, sepse gjatë gjithë kohës kisha marrë pjesë në mision stërvitore, ndërsa këtu ishim përpara një situate reale. Nëse në një mision stërvitor e gjithë situata është e mirëplanifikuar, je i qetë dhe nuk ke asnjë lloj dyshimi apo asnjë lloj paqartësie, këtu, shpeshherë për shkak të mungesës së informacionit apo thjesht nga mungesa e eksperiencës, është ndryshim goxha i madh dhe goxha real", thotë major Elis Prifti. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës