Heshti 2 ditë, Trump reagon për vdekjen e McCain:  Zemra dhe lutjet tona janë me familjen e tij

Heshti 2 ditë, Trump reagon për vdekjen e McCain:  Zemra dhe lutjet tona janë me familjen e tij

Presidenti Donald Trump dhe senatori i ndarë nga jeta, John McCain

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar më në fund për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain. Në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë për nder të udhëheqësve evangjelistë, Trump tha se lutjet e tij shkonin për familjen e senatorit.

Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen e Senatorit John McCain. Do të ketë shumë aktivitete në ditët e ardhshme dhe ne vlerësojmë shumë gjithçka që Senatori McCain ka bërë për vendin tonë. Faleminderit”-u shpreh Trump para të pranishmëve.

Më herët presidenti Trump nuk i përfilli pyetjet e gazetarëve rreth senatorit McCain, duke lënë shumë njerëz në dyshime se Trump se kishte kalura inat me McCain për shfuqizimin e programit shëndetësor, të njohur si “Obamacare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali