Hetimi për pastrim parash ndaj Emiljano Shullazit, mbërrin në prokurori biznesmeni Ylvi Beqja

Biznesmeni Ylvi Beqja, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për çështjen Shullazi ka mbërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës dhe do të japë dëshminë e tij.

Pas vendimit të dhënë për të pandehurin Emiljano Shullazi dhe grupit të tij të bashkëpunëtorëve për të cilët Gjykata caktoi dënimi total me 55 vite burg, dhe këta të fundit e apeluan vendimin në Gjykatën e  Apelit, Prokuroria e Tiranës po vazhdon hetimet për këtë grup në lidhje me akuzën e pastrimit të parave. Ndërsa deri më tani janë zhvilluar 53 seanca gjyqësore ku gjatë kësaj kohe debati mbi provat ka qenë i tensionuar, pasi avokatët mbrojtës të çështjes "Shullazi", kanë vazhduar me pretendimet e tyre se nuk ekzistojnë prova konkrete në lidhje me akuzat e pretenduara nga ana e palës së akuzës.

Biznesmeni Ylvi Beqja sot te Prokuroria e Tiranës

Beqja do pyetet në prokurorinë e Tiranes dhe pritet të dëshmojë në lidhje me aktivitetin kriminal që Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë kryer ndaj tij, me qëllim tjetërsimin e shumave të mëdha të parave dhe tjetërsimin e ish-hotel Vollga në Durrës.

Dosja nënë hetim lidhet me cështjen e ish-hotel Vollgës, në Durrës, pronë e cila po mbahet nën sekuestro paraprake, pasi ka dyshime  se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin.

Biznesmeni Ylvi Beqja ka hyrë sot në Prokurorinë e Tiranës dhe është shoqëruar nga truprojat pasi ai është nën ruajtjen e shtetit. Nën hetim për pastrim parash është edhe biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmia e të cilit ishte prova vendimtare për dënimin e Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës  po kryen hetime per pastrim parash ndaj Shullazit dhe grupit të tij.

Emiljano Shullazi dhe biznesmeni Ylvi Beqja

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit