Hetohet në Kinë për shkelje ligji, jep dorëheqjen shefi i Interpol Meng Hongwei

Hetohet në Kinë për shkelje ligji, jep dorëheqjen shefi i Interpol Meng Hongwei

Hongwei

FRANCË– Interpoli ka njoftuar se presidenti Meng Hongwei, i cili u shpall i zhdukur në fund të muajit shtator ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi është arrestuar në vendin e tij, Kinë, për shkelje ligjore.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një deklarate nga vetë Interpoli, të cilët po ashtu bëjnë me dije se presidenti i ri do të zgjidhet në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet më 18-21 nëntor.

Sipas rregullores, detyrën e merr pjesëtari më i moshuar i bordit ekzekutiv, pra koreano-jugori Kim Jong Yang. 

Njëherasi me kreun e Interpolit, Hongwei mbante edhe detyrën e ministrit të Sigurisë Publike të Kinës në Partinë Komuniste.

Hongwei u zgjodh në krye të Interpolit muajin nëntor të vitit 2016. Gjatë një vizite në vendin e tij, më 25 shtator ai u zhduk duke shkëputur çdo kontakt me bashkëshorten. Mesazhi i fundit që ai i kishte dërguar ishte "emoji" i një thike, që ajo e përktheu si rrezik. 

Mesazhet që i çoi gruas

Por teksa kërkohej në Francë, gazetat kineze shkruanin për burgimin e tij për shkak të akuzave për shkeljet e ligjit. 

Meng ka gati 40 vjet eksperiencë në fushën e drejtësisë penale dhe policisë, ku edhe ka mbikëqyrur çështjet që lidhen me institucionet ligjore, kontrollin e narkotikëve dhe terrorizmin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale