Hetoi Bashën për abuzimet e rrugës Durrës-Kukës, konfirmohet në detyrë prokurori Kraja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. Pas shqyrtimit të dokumentacionit me të dhënat nga ILDKPKI, DSIK, por edhe institucionet e tjera, KPK vendosi që të konfirmojë Krujën. Ai është i njohur si prokurori që hetoi dosjen për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

KPK bëri me dije në seancën e kaluar se sipas relacionit të ILDKPKI, prokurori Arben Kraja, ka deklaruar saktë pasurinë dhe burimet e saj.  Nga hetimet e KPK-së, Kraja rezultoi se kishte dy banesa, një në Shkodër trashëgimi nga prindërit dhe një në Tiranë, ndërsa kishte marrë prej vitit 1994 pesë kredi, nga të cilat katër i kishte shlyer dhe një e kishte në proces.

Ndërkohë që sot është konfirmuar në detyrë edhe kryetarja e gjykatës së rrethit gjyqësor të Krujës, Alma Kolegjokaj. Pas verifikimeve rezultoi se Kolegjokaj nuk ka probleme në asnjërën prej tre shtyllave të Vettingut duke u konfirmuar në detyrë.

Prokurori Arben Kraja para KPK

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 17/12/2018 12:51

    KPK po kalon te inkriminuarit dhe po djeg te saktet ne prokurori. Kush eshte ai qe nuk e di se Arben Kraja eshte shok i ngushte i Arjanit, velkait te Tan Lepurit? Perse kush ja mbyllte dosjet atij? Ka raport te DISK apo jo? Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët