Hezitimi i Metës për dekretimin e ministrave që vijnë nga Kosova, a lidhet me shitjen e interesit kombëtar?

Hezitimi i Metës për dekretimin e ministrave që vijnë nga Kosova, a lidhet me shitjen e interesit kombëtar?

Ilir Meta, president

Pse po heziton presidenti Meta në dekretimin e ministrave shqiptarë që vinë nga Kosova?

Ajo që pranohet më shumë është se nuk e lejojnë Athina dhe Beogradi.

Po Rama? Ky mund të ketë pasur presion nga aleati i madh, prandaj i ka marrë në qeveri.

Gjithsesi edhe ky i turbullt është se ka frikën e studentëve. Dhe sigurisht që ata e kanë kapur dhe nuk do ta lëshojnë…

Kurse Meta është në hall të korrupsionit, dhe nuk mbush që të kuptojë se nuk ka shpëtim. Athina dhe Beogradi janë drejt falimentimit.

Çështja shqiptare ka për t’i sjellë aty ku duhej të kishin qenë pa pushtuar me aneksim ndërkombëtar territoret e gjera të Shqipërisë. Keni për ta parë…

Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është i likujduar. Kot lodhen që të gjithë.
Le të vërtitet kudo Meta, le të shkojë kudo, gjithçka është mbyllur.

Meta i hyri një politike të degraduar kur u bë kryeministër. Ishte i sëmurë në funksion të parasë. Tregojnë se kur i kanë çuar paratë e para me një thes mbledhur nga taksat dhe doganat, sapo u hap gryka e thesit, i ra të fikët. Edhe atij, e më pas edhe të shoqes.

Kjo është në fakt psikologjia e një bujku dhe një bujkeshe të varfër, kur befas bujku e gjen veten “mbret” dhe e ndjen se ka të drejtë të vjedhë paratë e shtetit.

Këta janë. Dhe nuk janë të vetëm.

Kështu është i gjithë korrupsioni i degraduar shqiptar. Njerëz të rritur në një babëzi psikologjikë që, kur erdhën në pushtet, u shtynë drejt degradimit.

Më e rënda që kanë bërë ka qenë shitja e interesit kombëtar. Kurse tani janë drejt fundit.

Po kjo që po bën Meta me dektetimin e vonuar të ministrave që janë shqiptarë të Kosovës, me shitjen e interesit kombëtar ka lidhje?

Për hallin që ka Meta të shtyn të mendosh se dekretimin e tyre nuk e dëshiron Beogradi dhe Athina.
Gjithsesi shumë shpejt do ta shohim…

*Titulli është redaksional

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 07/01/2019 15:18

    Djersa e Popullit do i mbese ne fyt Metes dhe do ja ndali frymemarrjen. LSI e beri parti te veten private ne krye me bashkeshorten e vet,theu Protokolin Shteterore duke bere zonjen e pare te shtetit vajzen e tij. Te gjitha keto krime nuk falen dot, i beri hije te zeze shtetit Shqiptare,shkurte e shqip nuk e meriton te jete President i Shqiperise.

    Përgjigju
  • Blenard: 06/01/2019 18:15

    Duhet te shkoin ne burg e te len te lire popullin shqiptar mbite gjitha duhet tju kthejn leket e vjedhura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?