Hidhen nga avioni, por nuk u hapën parashutat, vdesin 2 persona/VIDEO

Hidhen nga avioni, por nuk u hapën parashutat, vdesin 2 persona/VIDEO

Hedhja me parashutë

Dy parashutistë rusë kanë humbur jetën pasi gjatë hedhjes atyre nuk ju është hapur parashuta. Ngjarja është filmuar nga një kamerë e vendosur në kaskën e një parashutisti tjetër.

Rushan Sibgatullin, 34-vjeç dhe Oleg Schelkanov, 48 vjeç, po merrnin pjesë në një hedhje rutinë me parashutë së bashku me miqtë në Tatarstan të Rusisë.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur shtatë meshkuj kërcejnë nga avioni që po fluturonte në 1,600 metra lartësi.

Njëri prej tyre kishte vendosur kamerë në kaskë, filmoji momentin kur shokëve të tij nuk u hapet parashuta dhe rrëzohen për vdekje.

Për shkak të rënies me shpejtësi të madhe që të dy kanë humbur vetëdijen, teksa ishin në ajër dhe me të prekur tokën duke u përplasur, kanë mbetur të vdekur në vend.

Që të dy Sibgatullin dhe Schelkanov ishin parashutistë me përvojë, që deri në momentin e vdekjes kanë realizuar mbi 600 kërcime me parashutë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë