'Hidhni çfarë keni për të hedhur se nuk do humbni më', Edi Rama ironizon tifozët e Interit

'Hidhni çfarë keni për të hedhur se nuk do humbni më', Edi Rama ironizon tifozët e Interit

Kryeministri Edi Rama

Vendimi për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove është një vendim i prerë, dhe kjo gjë ka patur një impakt të menjëhershëm social në të gjithë shoqërinë shqiptare. Pikërisht për të folur mbi këtë temë, kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Rama është shprehur se ky është një vendim i prerë dhe se më datë 1 janar çdo pikë kazinoje e llotoje do të mbyllet. “Gratë do marrin dhuratë për vit të ri mbrapsht burrin apo djalin e sëmurë nga bixhozi sepse nuk do ketë më ku të shkojë pasi nga 1 janari nuk do të ketë më bixhoze,”- u shpreh Rama.

Ndërkohë pak çaste më pas ai u ka bërë edhe një thirrje publike të gjithë tifozëve të Interit duke qenë se vetë është i deklaruar se është tifoz i Juventusit. “U them publikisht të gjithë tifozëve të Interit, ça keni për t’i hedhur, hidhini se deri më 31 dhjetor nuk do humbi më me Interin,”- tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 20/10/2018 13:43

    Personalisht Ramën nuk e pëlqej për shume arsye, por me mbylljen e (dhomave e të gazit) kazino.. E pika bastesh ka bërë gjln më të mirë kundër parazitizmit dhe prishjes së familjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit