Hipën në çatinë e qendrës tregtare të Milanos për një selfie, humb jetën 15 vjeçari

Hipën në çatinë e qendrës tregtare të Milanos për një selfie, humb jetën 15 vjeçari

Qendra tregëtare në Milano ku humbi jetën i riu

ITALI- Një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua në kanalin e ajrimit në qendrën tregtare Sarca në Sesto San Giovanni të Milanos, ku edhe kishte hipur për të bërë një selfie.

Mediat italiane bëjnë me dije se adoleshenti ishte ngjitur në çatinë e strukturës së bashku me një grup miqsh  dhe kur vunë re se u pikasën nga rojet e sigurimit u munduan të largoheshin me vrap.

Por për 15-vjeçarin kjo ‘arratisje’ rezultoi fatale pasi ai ra nga 25 metra lartësi duke gjetur vdekjen.

I riu u transportua në kushte shumë të rënda në spitalin e Niguarda, ku edhe humbi jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale