POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Hipokritë, fasadë’/ Alibeaj largohet nga dëgjesa për Vettingun në Politikë pas debatit me Ruçin

Partia Demokratike, e përfaqësuar vetëm nga deputeti Enkelejd Alibeaj, braktisi sot mbledhjen e radhës për vettingun e politikanëve, kauzë kjo që ka qenë kushtezuese për pjesëmarrjen e opozitës në Kuvend. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Legjislacionit ishin thirrur për seancë dëgjimore përfaqësues të shoqërisë civile, mendimet dhe sugjerimet e të cilëve, nuk u dëgjuan nga Alibeaj që braktisi mbledhjen sapo shprehu qëndrimin e tij.

“Ky është një teatër hipokrizie që po zhvillon komisioni i ligjeve dhe këshilli i legjislacionit me një qëllim të vetëm për ti hedhur hi syve të opinionit publik. Konsiderata e parë për ju, disa i njoh personalisht është që të mos lejoni veten tuaj të përdoreni si fasadë për këtë qëllim të shprehur tashmë, të mohimit të vettingut në politikë të përdoreni nga këta”, Enkelejd Alibeaj, deputet i PD.

Disa herë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që drejtoi mbledhjen, i ndërpreu fjalën deputetit demokrat, duke shkaktuar disa herë përplasje mes tyre. “Nuk të kam thirrur për konsultim ty, por shoqërinë civile. Veprimi jot po i heq fjalën këtyre”, Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit. Largimin e demokratit Alibeaj nga mbledhja, përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk e quajtën korrekte.

“Mirë do të ishte që këtu të ishte Alibeaj pasi ne jemi thirrur nga Kuvendi dhe jo nga PS”, tha Premto Gogo, kreu i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, ndërsa shtoi se, vetting i politikanëve është i nevojshëm.

“Ajo që ka ngelur pa u prekur është pikërisht pjesa e politikës. Në këtë pikëpamje mendojmë se, është i nevojshëm ky lloj vettingu në qasje politike, si nisëm”, Premto Gogo, kreu i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Deputetët socialistë, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi e cilësuan sjelljen e Alibeaj si në shkelje të kodit të sjelljes. Manja parashtroi se kjo çështje duhet të bëhet objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe të merren masa ndaj tij me argumentin se sulmoi përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Opozita dorëzoi në datë 7 shtator në Kuvend projektligjin për vettingun në politikë, por që nuk përfshin familjarët, ndërsa shumica e ka dërguar për konsultim në Komisionin e Venecias.

d.ba.
Komento

Komente

  • bledi 1: 12/10/2018 14:49

    se di por po vjen era arrestime

    Përgjigju