“Hiq dorë nga muzika”, Fjolla Morina i tregon edhe njëherë 'vendin' Tunës

“Hiq dorë nga muzika”, Fjolla Morina i tregon edhe njëherë 'vendin' Tunës

Dy këngëtaret Altuna Sejdiu dhe Fjolla Morina

Marrëdhënia mes Fjolla Morinës dhe Tunës nuk ka qenë ndonjëherë një nga më të mirat. Por së fundmi Fjolla i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e saj. E ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, këngëtarja ka thënë se kolegia e saj Tuna duhet të heqë dorë nga muzika.

E gjitha kjo dëgjohet në videon e publikuar nga moderatorja Luana Vjollca në Instagram, e cila ka postuar momentet më pikante të emisionit që do të publikohet të dielën. Fjolla bëhet pjesë e lojës ku duhet të zgjedhë mes këngëtarëve të shfaqur në tabelë dhe t’i përgjigjej pyetjeve me spec nga Flor Binaj.

“Cila nga këto vajzat këtu duhet të heqë dorë nga muzika?” – e pyet Binaj.

Ajo i drejtohet fotos së këngëtares Altuna Sejdiu, duke u shprehur se është ajo duhet të hiqte dorë nga muzika. Kujtojmë që Morina ka thënë në një intervistë më parë se kolegia nga Shkupi nuk ka arritur asgjë me muzikën e saj.

“Ne të gjithë kemi konkurrencë. Për atë arsye edhe unë e kam bërë një këngë paloje Zogun, dhe kam dashur t’i tregoj asaj se ku e ka vendin,”- është shprehur Fjolla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale