Historia e konfliktit Rita Ora-Dua Lipa, zbulohen arsyet e mosmarrëveshjes së dy artisteve shqiptare
Të dyja janë shqiptare dhe të dyja janë shumë të famshme për zërin dhe për suksesin e tyre. Mirëpo Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin me njëra-tjetrën dhe mendohet se nuk do t’i shohim bashkë ndonjëherë.
Dy këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa
Është folur dhe stërfolur kaq shumë herë për konfliktin që ekziston mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare. Mënyra se si Dua Lipa dhe Rita Ora e shmangin njëra-tjetrën edhe nëpër evente tregon se bëhet fjalë për diçka serioze.
Pikërisht për këtë çështje “The sun” i ka kushtuar një artikull dy këngëtarëve shqiptare të cilat janë të lindura në Prishtinë, Dua Lipa dhe Rita Ora. Tabloidi britanik shkruan se Rita dhe Dua njihen edhe familjarisht, dhe janë shkolluar në të njëjtën shkollë “Sylvia Young Theatre School”. Gjithashtu kanë edhe shoqëri të shumtë të përbashkët.
Sipas të njëjtave burime, thonë se këngëtaret janë përfshirë në një ‘sherr’ të heshtur, pasi Dua i zuri vendin Ritës në reklamën e Adidas. Për më tepër “The sun” shkruan se në fillimet e karrierës si këngëtare Dua ka bërë përpjekje që të hyjë në industri po është anashkaluar nga motra e Ritës, Elena, e cila punon për një kompani të menaxhimit të muzikës. Dyshohet se kjo e fundit kishte frikë se Lipa do t’i ‘vidhte’ kurorën Orës.
Megjithatë publikisht vazja nuk pranojnë asgjë. "Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin, dhe unë e njoh motrën e Ritës,"- ka thënë Dua kur është pyetur për kolegen e saj në fjalë. Një burim tjetër thotë për “The sun” se me shumë mundësi dy shqiptaret s’do t’i shohim ndonjëherë së bashku pasi e ruajnë shumë inatin që daton prej vitesh.
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.4%
-
Pak
9.6%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1728
Lajme të tjera
-
FOTOT: Dua Lipa pushton kopertinën e revistës prestigjoze
19 Prill, 17:39
-
Rita Ora fshihet pas çantës 26 mijë euroshe, veprimi i këngëtares ndez debat në rrjet
18 Prill, 16:43
-
E pazakontë/ Italiani i humbur prej javësh pasi ra në dashuri me “Dua Lipën” në Facebook! I dërgoi 5 mijë euro, por pasi ajo u zhduk...
11 Prill, 22:47
-
Dua Lipa statujë prej dylli në Turqi
5 Prill, 11:21
-
‘Je njeriu më i mirë dhe frymëzues’, Rita Ora i bën dedikimin e veçantë të atit për ditëlindje
12 Mars, 11:19
-
Dua Lipa kthehet në shkollën e saj fillore në Londër, ja çfarë u tha nxënësve
9 Mars, 12:11
-
Dua Lipa bën histori, më e dëgjuara në Spotify
8 Mars, 12:43
-
Dua Lipa shkëlqen në BRIT Awards, fiton çmimin 'Best Pop Act'
3 Mars, 16:21
-
Dua Lipa do të hapë ceremoninë e çmimeve BRIT 2024
2 Mars, 15:47
-
Rita Ora: Kur kam atak paniku përdor metoda kineze për tu qetësuar
29 Shkurt, 15:16
-
Dua Lipa rrëfen e prekur për periudhën kur u largua nga Kosova
23 Shkurt, 17:30
-
FOTOT/ Dua Lipa shkëlqen në ndarjen e çmimeve Bafta, por mungon ecja në tapetin e kuq me të dashurin e ri
19 Shkurt, 11:11