Historia e Luk Kolecit/ Edhe pse me probleme me shikimin, 92-vjeçari nuk e ndalon pasionin për leximin

Ky i moshuar quhet Luk Koleci. Historia e këtij 92-vjeçari nga Fishta e Lezhës është e veçantë dhe e rrallë, pasi jeta e ka përballur me vështirësi të shumta, por kjo nuk e ka penguar që të marrë kulturë dhe dije. Edhe pse duket si diçka e pabesueshme, edhe pse në moshë të thyer Koleci sot flet Latinisht, di përmendësh kanconeta italiane dhe poezi të Homerit shqiptar "At Gjergj Fishta", që i ka mësuar shumë vite me parë.

Në një rrëfim për Report Tv, Koleci tregon se jeta e tij ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh.Në moshën 22-vjeçare ai është arrestuar dhe ka kaluar plot 9 vite në burg, pasi kishte një vëllai që i ishte arratisur. Edhe pse i izoluar dhe nën tortura, Koleci shprehet se gjuhën italiane e ka mësuar në burg.

Kam hyrë në burg që në vitin 1952. Kam bërë 9 vjet burg për politikë sepse më ishte arratisur një vëlla. Pastaj më kapën edhe mua. Kisha edhe nënën edhe babën në burg. Më kanë ardhur më kanë djegur librat e Fishtës në sy.

Pastaj më vunë prangat dhe më thanë: Me urdhër të Mehmet Shehut të kemi arrestuar! Heu i thashë deri atje më ka shkuar zëri?! Çfarë nuk më kanë lënë pa bërë?! Të gjitha llojet e torturave. Deri në korrent më kanë futur në vesh.

Në vitin 1939 kam mësuar latinisht. Italisht kam mësuar kur kam qënë në kolegj por më shumë në burg, bleva fjalor, lexoja lehtë dhe kështu e mësova.  

Luk Koleci

Luk Koleci jeton vetëm me bashkëshorten e tij, pasi fëmijët i ka në emigracion. Edhe pse ka probleme me shikimin pasionin për leximin nuk e ka ndaluar, teksa në shtëpinë e tij gjen shumë libra në autorëve të ndryshëm shqiptar dhe të huaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës