Historia e një lideri, e krijoi kompaninë nga dhoma e apartamentit, themeluesi i Alibaba tërhiqet nga "perandoria" e tij

Historia e një lideri, e krijoi kompaninë nga dhoma e apartamentit, themeluesi i Alibaba tërhiqet nga

Jack Ma, themelues i kompanisë Alibaba

Jack Ma, i njohur ndryshe si “aziatiku i refuzuar nga Harvardi”, por themelues i perandorisë tregtare, Alibaba Express ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i shefit Ekzekutiv të kompanisë së tij. NYT raporton se ai do të vijojë të jetë në bordin drejtues por më shumë do të merret me pjesën e bamirësisë.

Jack Ma, një nga njerëzit më të pasur në botë, krijoi Alibaba në vitin 1999, derisa sot ka arritur të bëhet kompania më e madhe në botë për tregtinë e internetit. Alibaba ka një vlerë rreth 400 miliardë dollar, ndërsa Ma, një ish-mësues anglishteje ka thënë se tërheqja e tij nga detyra është pikënisje për një epokë të re.

Ma, 54 vjeç, ka një pasuri rreth 40 miliardë dollar, ka thënë se ka dashur gjithmonë të ndjekë hapat e Bill Gates. Alibaba u krijua nga dhoma e tij e apartamentit në Hangzhou në provincën lindore të Zhejiangut.

Ka shumë e shumë gjëra që mund të mësoj prej Bill Gates. Nuk mund të bëhem kurrë aq i pasur sa ai, por gjëja e vetme që mund të bëj më mirë sesa ai është të tërhiqem më herët. Mendoj se do të vijë dita, shumë shpejt madje, që do t’i kthehem sërish mësimdhënies. Kjo është një gjë që më bën të mendoj se mund ta bëj shumë herë më mirë sesa të jem shef ekzekutiv i Alibabës.

Jack Ma, themelues i kompanisë Alibaba

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi