Historia që tronditi Shkodrën në 2002/ Pse e vrau Behar Bajri në gjumë gruan 15 vjeçare

Historia që tronditi Shkodrën në 2002/ Pse e vrau Behar Bajri në gjumë gruan 15 vjeçare

Qyteti i Shkodrës dhe Behar Bajri

Shqiptarja.com dhe Report TV publikoi sot detaje të dosjes hetimore të grupit të të fortëve në Shkodër, atij të Bajrajve, veçanërisht krimeve për të cilat akuzohet njëri nga anëtarët e bandës Behar Bajri, i cili dyshohet se ka vrarë me të njëjtën pistoletë gruan e tij 15-vjeçare Fabiola Harxhi dhe shtetasin Arben Tuzi.

Por si ka ndodhur ngjarja që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik në vitin 2002.

Burime të Shqiptarja.com dhe Report TV mësojnë se krimi i rëndë ka ndodhur më 20 qershor 2002. Behar Bajri ishte fejuar prej tre muajsh me të miturën, me pëlqimin e familjes së saj, por pas tre muajsh ai e ka grabitur të miturën dhe e ka marrë në shtëpi përfundimisht si gruan e tij.

 

Gjatë bashkëjetesës ai është përballur me tekat e moshës së saj, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur pasi Fabiola i ka kërkuar leje për të shkuar diku. Behari mësohet të ketë refuzuar, por është përballur me irritimin e saj. Të njëjtat burime thonë se ai e ka vrarë në gjumë me një plumb pas shpine. Asokohe ngjarja u raportua si vetëvrasje, por gjithë Shkodra fliste për të.

Madje pas kësaj ngjarje Behar Bajri ka detyruar të largohet jashtë shtetit edhe familja e Fabiolës. Ai i ka kërcënuar se do t’i zhdukte në rast se ata nuk largoheshin vetë nga qyteti i Shkodrës.

Madje pas kësaj ngjarje Behar Bajri ka detyruar të largohet jashtë shtetit edhe familja e Fabiolës. Ai i ka kërcënuar se do t’i zhdukte në rast se ata nuk largoheshin vetë nga qyteti i Shkodrës.

Vrasja e Fabiolës u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit. Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje.

Behar Bajri u arrestua të shtunën bashkë me disa anëtarë të tjerë të bandës. Ata akuzohen për një sërë veprash penale, mes tyre ajo më e rënda është e vrasjes së kryer në bashkëpunim.

Ngjarjet për të cilat akuzohet Behar Bajri

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 14.01.1999 

Në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Me datë 21.03.1999 

Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Me datë 28.01.2000 

Në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2 (dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Me datë 15.02.2001 

Në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 26.06.2002 

Në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.

Më datë 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.

Me datë 18.08.2006

Shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Me 4 gusht 2006

Ilir Bajri Ilir akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët. 

Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • enver hoxha: 25/09/2018 16:37

    e shikoni bijte e mi si u katandisem ,vetem denimi me vdekje i shporr keta zagar..

    Përgjigju
  • Ibrahimi: 25/09/2018 15:56

    Po vellezeri Brajoviq,(Vaso) ku i con mushka, po i pret Braqja jashte, mezi po i pret

    Përgjigju
  • matrix: 25/09/2018 14:38

    Mbas nje muaji a dy do harrohet gjithcha avokatet do bejne punen ne heshtje dhe filmi mbaroi ne fund te fundit jemi ne shqiperi

    Përgjigju
  • oshee.fatura: 25/09/2018 14:05

    sa lek drita i jan faturu dobracit? aty del perkrahja politike

    Përgjigju
  • goni: 25/09/2018 03:14

    po si nuk me ka nxjerr puna mu asnjehere me keta kelyshe kurvash. Une jam pukjan dhe jetoj ne Sjkoder per vetem te kisha ditur dhe nuk do e kishin patur kaq te gjate.

    Përgjigju
    • Justice: 25/09/2018 18:37

      Shkodran prej puke hahaha

    • O pukjan: 25/09/2018 14:57

      Ik vec nej pal cizme ne korrik e del xhiro se ketyne as emrin nuk mundesh me ju permend se ishe harru tesh

    • O goni: 25/09/2018 12:09

      Hahaha. Mir që si ke dalë para se nk do ishe duke komentuar. Rri urt tash

  • SULAJ BASHKIM: 24/09/2018 23:53

    Mire o mire, po ketyre edhe emri kriminel eshte pak, keta jane KAFSHE jo kriminel.......dhe thone se malsoret kane burrni e bese......do pa kjo pune, nuk me duket si e vertete kjo gje.

    Përgjigju
    • Per Sulaj: 08/06/2020 23:07

      Malcort i thojn vedit se kan burrni e besë se tan e din se malcort jan t'paburra e t'pabesë.

  • Ilo: 24/09/2018 22:59

    Jo po tani u kujtu Basha te flase se atehere nuk ishte minister i brendshem apo pasi banda e tij u pergjysmua

    Përgjigju
  • Korcari: 24/09/2018 22:58

    Arsyeja pse te gjitha keto dalin tani sepse me pare sja ka mbajt suma asnjerit te flase,dmth edhe shteti vet ka pas frik,tani dalin ato gjykates e prokurore dhe ankohen kur i heqin.gjeja e pare qe duhet te kjo kryprokurore eshte te nxjerre emrat e prokuroreve dhe gjykatesve qe kane marre pjese ne cdo ceshtje te tij,prokuroret te shkarkohen direkt,gjykatesit te hetohen.keto jane hapat qe duhet te teegojne se po mundohemi te bejme shtet.

    Përgjigju
    • Behari: 13/04/2021 03:07

      Me fal se po te them por Shqiperia eshte E Sulltanve. Politikanet a vdesin nga plumb?????

  • Anxho: 24/09/2018 22:21

    O zot ...gjithe keto krime dhe ka marre denime qesharake...o shtet moster me shtate koka...pjellat e tua jane keto

    Përgjigju
    • Lani: 25/09/2018 17:05

      E sipas teje kush tja jap denimin? Ka byth prokurori te rrezikoj fisin per 500mi lek rrog.

  • Maks: 24/09/2018 20:27

    Shtet i qelbet qe bashkpunon me vrasesit dhe kur sju duhen me i fut ne burgje por keta smeritojn meshir vetem ligjet e enverit i shtrojn kete pisa

    Përgjigju
  • titi: 24/09/2018 20:00

    E turpshme e pa komentushme ,,,MIERE POPULLI SHQIPTARE ..Mjaftonte vetem nje vrasje qe ti flaknin celsat.,,,,o envere cohu na varri ,,,,,.

    Përgjigju
  • titi: 24/09/2018 20:00

    E turpshme e pa komentushme ,,,MIERE POPULLI SHQIPTARE ..Mjaftonte vetem nje vrasje qe ti flaknin celsat.,,,,o envere cohu na varri ,,,,,.

    Përgjigju
  • tgr: 24/09/2018 18:53

    ndersa te tjeret bejn burg se nuk paguajn dritat , ky plackit , vret , perdhunon , rremben dhe shijon jeten si mos me mire. spo cuditemi dot me nga kto lajme , jan ber te perditshme tani , kur te arrestohet ndonjeri qe shet presh na thoni

    Përgjigju
  • spiro xhani: 24/09/2018 18:39

    Pse nuk e ndau gruan ? Do ishte rruga me e arsyeshme per te dy. Te vrasesh gruan nuk eshte trimeri, perkundrezi eshte kafsheri.

    Përgjigju
  • shkodrani: 24/09/2018 18:33

    Pas disa kohe bajrin dhe shum bajra te tjer ne kete qytet doti shikoni te lire,fatkeqesija e ketije shteti eshte mynyra e te berjet zhurme dhe pastaj lirija e krimineleve ne ante te korrupdjonit te prokurorise,gjykates dhe mbeshtetjes politike.Aeshikoni qe opozita nuk ndihet fare athu se nuk ka ndodhur asnje sent,sikur nuk jan vrar njerz po qen.Po ne kohen e me parshme bajerit spaskin kene trima,sot ne demokraci qe ky vend kerkund ska kufi,u ben trima meperpara rrinin te tan si mihalesh.

    Përgjigju
    • Fredi: 24/09/2018 20:19

      Nuk ka shance kete here te shpetojne,. Dosja eshte kopsitur mire, nuk ka bir nene gjyqtar qe i shpeton.

    • Laçi: 24/09/2018 20:09

      Maloku pa besë.A vritet gruaja.Harram qumështi nënës o kriminel i lindur.Njerz pa besë e pa fe'

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë