Holandë/ Përgjaket koncerti i Bruno Mars, makina futet mes turmës, një i vdekur, 3 të plagosur

Një sulm ka ndodhur në një festival në provincën e Limburgut, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Një makinë ka hyrë në mes të turmës dhe ka përplasur 4 persona duke lënë të vdekur një prej tyre.

Sipas mediave holandeze makina ishte e bardhë e ngjashme me një minibus. Autori i sulmit është larguar nga vendngjarja. 

Nuk dihen ende shkaqet e sulmit. Përplasja ka ndodhur gjatë performancës së këngëtarit Bruno Mars në Pinkpop Festival.

Ky është sulmi i tretë brenda 24 orëve. Ditën e djeshme një grua hyri me thikë në një supermarket në Francë dhe thirri “Allahu Ekber” dhe plagosi dy persona.

Pak orë më vonë, në një festival në Neë Jersey, u plagosën 20 persona nga një sulm me armë, ndërsa policia ekzekutoi një nga autorët e sulmit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë