POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Homazh/ Aleko Pojani, kapiteni i ‘nëndetëses 105’ dhe misionet e tij misterioze në Mesdhe 

Aleko Pojani, kapiteni i ‘nëndetëses 105’, i ndarë nga jeta pak ditë më parë

Këto ditë është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Aleko Pojani. Kapiteni më i ri i një nëndetëseje krahasuar me ushtarakët e flotave luftarake të të gjithë botës. Ishte vetëm 21-vjeç kur mori komandën e nëndetëses së parë të ushtrisë shqiptare, me numër taktik 241 “STUHIA”, e njohur si nëndetësja 105, pas xhirimit të filmit “Ballë për Ballë”. Vetë Aleko ishte kapiteni i letrarizuar i kryeveprës së Ismail Kadaresë “ Dimri i Vetmis së Madhe”.

Kush ishte Aleko Pojani?
Aleko Pojani ka lindur më 23 nëntor 1937 në qytetin e Tiranës, në një familje qytetare me tradita patriotike. Shkollën 7- vjeçare e kreu në qytetin e Korçës dhe më pas vazhdoi Shkollën Ushtarake “Skënderbej” nga viti 1949 deri në vitin 1953. Në këtë vit shkon për studime në Bashkimin Sovjetik për studime ne Shkollën e Lartë të Marinës në Baku. Përfundon studimet në vitin 1958 me rezultate të shkëlqyera. Prej vitit 1958 deri në vitin 1977 shërben në në brigadën e nëndetëseve me detyra të rëndësishme. Përfshirë edhe atë të Komandantit të Brigadës. Nga viti 1977 deri në vitin 1991 ka punuar si shef i degës mësimore në Akademinë e Marinës në Vlorë ku në vitin 1986 ka mbrojtur disertacionin për gradën shkencore Kandidat i Shkencave Ushtarake. Gëzoi titullin “ Doktor i Shkencave”.

Pas ndarjes nga jeta personalitete dhe miq janë shprehur: Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka shkruar në rrjetet sociale se “U nda nga jeta njëri nga komandantët e parë të nënëdetëseve shqiptare Dr. Aleko Pojani. Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe më pas Akademinë e Marinës në Baku të ish Bashkimit Sovjetik në vitet 50. Aleko Pojani ishte njëri nga komandantet e parë të nënëdetëseve shqiptare, i cili me nënëdetësen e tij 105 kreu misione shëmbullore dhe misterioze në detin Mesdhe.

Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë. Aleko Pojani është autor i librit historik "Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti" botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave. Me vdekjen e Aleko Pojanit Flota Ushtarako-Detare shqiptare humbi një nga komandantët më të zot, Pashalimani njërin nga nënujësit më brilant dhe marina shqiptare Delfinin syshqiponjë.

Gazmir Tahiri: Ka lënë memorje të pashyeshme mes ne studentëve që na edukoi. Veti drejtuese dhe menaxhuese të papara, sa autoritar aq dhe njerëzor!

Armando Ulqinaku: Ngushëllime familjes. Detar me shpirt detari sa një oqean. 

l.q./b.ha.
Komento

Komente

  • Ardian Hasanaj: 24/07/2018 07:20

    Ngushullime familjes Pojani i qofte i lehte dheu! Prifesor Pojani ka mji merite te jashtezakonshme ne krijimin e nje shkolle mendimi dhe drejtimi ne Forcat Detare eshte pionier i armes ne nendetseve qe ishin krenaria FUD. Arme e cila fatkeqsisht nuk eshte me. Eshte fatkeqsi qe ajo shkolle mendimi e krijuar me mund fhe sakrifica rashme do te zhduket dhe trashegimia e Prifesor Pojanit do te jete vetem nji aspekt historik per ata qe vertet dhe e duan FUD si nji komponent te rendesishem te Sigurise kombetare. Do te jeni i paharruar profesor!

    Përgjigju
  • Paulin Ramaj: 18/07/2018 08:33

    sigurisht nuk kam as nje informacion per figuren ne fjale edhte hera e pare qe degjoj emrin e tij. jam i sigurte qe ky dhe shume si ky kane qene me te vertet te zotet po ajo qe une nuk arrita te gjej ne kete shkrim jane "misionet misterioze ne mesdhe" per te cilat nuk ka asnje argument rrethane ngjarje fakte!!! si zakonisht kur duam te nderojme dike me fjale bujare te pergjithshme dhe aludime qe jo vetem qe nuk e nderojne por ulin dhe zvogelojne dimensionet reale te ketij oficeri!!! historia do fakte dhe prova dhe mbi kete baze lexuesit nxjerrin konklusione

    Përgjigju