Homazhe për tragjedinë e Otrantos
mes lotësh familjarët duan drejtësi

Homazhe për tragjedinë e Otrantos<br />mes lotësh familjarët duan drejtësi
Një delegacion nga Vlora është nisur drejt Italisë për të përkujtuar Tragjedinë e Otrantos. Ngjarje në të cilën humbën jetën 81 persona nga 115 imbarkuar në anijen "Katri Radës".
 
Udhëtimi ishte konceptuar si memorial i tragjedisë më të madhe detare në 20 vitet e fundit. Inciativë kjo e Fate Velaj, këshilltarit të kryeministrit për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane. Ndërsa delegacioni kryesohej nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, familjarë të viktimave dhe të mbijetuar të tragjedisë.
 
Me lot në sy, teksa familjarët kujtojnë momentet e marrjes së lajmit të trishtë për humbjen e të dashurve të tyre, ata kërkojnë që përgjegjësit të dalin para gjyqit.
 
Të zhgënjyer prej vitesh, kërkojnë nga shteti shqiptar dhe ai Italian, që dhimbja e tyre të ketë një fajtor, gjë e cila nuk është bërë prej 20 vitesh.
 
Ndërsa i mbijetuari i tragjedisë, Krenar Xhavara tregon momentet e mbytjes së anijës, duke thënë se udhëtimi i tanishëm i ngjan udhëtimit të asaj nate ku ai humbi gruan dhe vajzën e tij 6 muajshe.
 
I indinjuar me atë çfarë ka ndodhur, Xhavara fillon të shajë edhe në gjuhën italiane duke kërkuar daljen para gjyqit të atyre që i morën jetën familjarëve të tij. Anija ‘Katri i Radës’ tanimë është kthyer në një monument i cili sot vizitohet nga shumë njerëz për të para sakrificën njerëzore drejt një jete më të mirë.
 
“Më është mbytur motra dhe nipi, më shpëtoi djali dhe një vëlla i motrës. Jemi shumë të tronditur, kërkojmë drejtësi nga shteti italian”
 
"Unë nga kjo tragjedi kam humbur babain kur isha shumë i vogël, fatkeqësisht nuk është gjetur trupi dhe të vish në det është mënyra më e mirë ta përkujtosh”
 
“Kam humbur tre vetë, burrin dhe dy fëmijët, burri 35 vjeç, djali i madh 12 vjeç dhe i vogli 6 vjeç”
 
“Kërkojmë drejtësi, është i njëjti det si më parë”,
shprehen familjarët e viktimave.
 
Ceremonia vijoi në qytezën e Otrantos, ku lule e homazhe u kryen edhe në mbetjet e "Katerit të Radës", rënojat e anijes të kthyera në vepër monumentale qëndrojnë të vëndosura në sheshin e madh pranë portit të qytetit.
 
Vepra është konceptuar si monument i emigracionit human për të na kujtuar se "tragjeditë detare" nuk flasin vetëm shqip.
 
“Sot të gjithë së bashku në një përkujtim të jë tragjedie që shënon 20 vite që mban me vete dhimbje për shumë familje vlonjate ashtu si dhe për shumë familje shqiptare. Në shenjë simbolike këtë 20 vjetor me të mbijetuarit dha familjarët e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi, për të mbajtur në kujtesën tonë ngjarje të dhimbshme dhe mbi të gjitha për të reflektuar”, u shpreh kreu i Bashkisë Vlorë Dritan Leli.
 
Në mbrëmje, ceremonia u zhvillua në "Castello Aragonese", kështjellën e Otrantos, ku mikëpritësi ishte Luciano Cariddi kryetari i bashkisë së Otrantos.
 
"NOS TOS , dialogu i detit të kthimeve", është konferenca e cila uli në një panel tre kryebashkiak, atë të Vlorës, Otrantos dhe Lesvos, Ishullit grek i cili së fundmi është porta e parë e emigrantëve të Lindjes së largët.
 
“Dua të falenderojë të gjithë të pranishmit, përfaqësues të shoqatës së viktimave të Otrantos. Dua të bëj të mundur të përkujtoj një ngjarje të trishtë që ka lidhur Otranton me Vlorën, Dua të falenderojë edhe miqtë dhe kryetarët e Bashkive që janë këtu për të përjkujtuar në mënyrë simbolike tragjedinë e ndodhur 20 vite më parë”, u shpreh Cariddi, kreu i bashkisë së Otrantos.  

Në Otranto, 20 vjetori i tragjedisë së shqiptarëve ishte një apel për më shumë solidaritet mes komuniteteve.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro