Horoskopi, parashikimi i fatit
për muajin Nënto

Horoskopi, parashikimi i fatit<br />për muajin Nënto
Parashikimi i fatit për muajin Nëntor. Çfarë thonë shenjat zodiake për 30 ditët e muajin të parafundit të vitit. Lexoni Horoskopin mujor.

Dashi
Nëntori mund të kthehet në një muaj të shkëlqyer, për të ngjitur shkallë të reja në karrierën tuaj. Në fund të tetorit, Marsi, planeti që ju udhëheq, u zhvendos te shenja e Bricjapit, duke ndriçuar plot dritë shtëpinë tuaj të dhjetë të famës,  nderimeve dhe çmimeve profesionale, arritjet dhe sukseset, përgjatë gjashtë javëve të ardhshme. Sapo të keni hyrë në muajin Nëntor, Marsi do të jetë duke lëvizur në afërsi të planetit të Plutonit, duke ju dhënë mjaft forcë për ti përballuar më së miri situatat. Çdo pozicion pune për të cilin jeni duke diskutuar, me siguri do të përfaqësojë një pozicion më të lartë nga ai qё kishit më parë.  Intervistat do të shkojnë jashtëzakonisht mirë, pasi përvoja juaj dhe aftësitë praktike duket se përshtaten në mënyrë të përkryer me punën që po diskutohet aktualisht.

Hëna e Plotë që do të shfaqet në 6 Nëntor në shenjën e Demit, do të pozicionohet në sektorin tuaj të pagave, në një kënd të mirë me Plutonin dhe Marsin, duke treguar se ju do të jeni në gjendje për të arritur një marrëveshjen mbi kompesimin tuaj financiar shumë shpejt. Duket se keni qenë të shqetësuar në lidhje me rrjedhjen e parave, por me tre planetet në shtëpinë tuaj të kredive, hipotekës dhe huave të ndryshme, gjërat do të përmirësohen nga  fundi i dhjetorit, kështu që ju vetëm duhet të gjeni një mënyrë për të kapërcyer situatat financiare përgjatë nëntorit dhe fillimit të dhjetorit.

Një nga ditët tuaja të preferuara do të jetë kur Jupiteri bujar do të takohet me Mërkurin, planetin që sundon sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë, ditën e shtunë, më 1 nëntor. Kjo është dita juaj, kur pothuajse çdo gjë që do të bëni së bashku nё çift, do tju sjellë lumturi të madhe.

Më 12 nëntor, planeti i Marsit në shenjën e Bricjapit do të jetë në pozicion të kundërt me Uranin e vendosur të Bricjapi, kështu që dikush mund tju shkelë në “kallo”, por ju duhet të ruani qetësinë dhe mos të bini pre e provokimit. Ky do jetë një moment delikat, por pasi të kalojë, do ta kuptoni se keni berë gjënë e duhur që nuk keni reaguar. Sygjerimi im është që të mbani një profil të tërhequr këtë ditë.

Ndërkohë që po afrojnë Festat e Nëntorit, duket se do të përgatisni valixhen dhe do të shkoni jashtë qytetit tuaj.  Jo të gjitha shenjat e zodiakut do të jenë në gjendje për të udhëtuar, por ju padyshim që ju do të udhëtoni, madje disa prej jush mund të shkojnë shumë larg. Hëna e Re, më 22 Nëntor,  do tju nxisi që të largoheni nga rutina e përditshme, ndërkohë që një numër planetesh të vendosur te shenja e Shigjetarit, do të bëjnë që tju lind dëshira për aventura të reja, prandaj nuk do të keni asnjë arsye për të qëndruar në shtëpi. Ju mund të shkoni në këtë udhëtim për një sërë arsyesh, jo vetëm për të parë familjen tuaj të origjinës. Kështu që nëse do të niseni për çështje pune, ju do të jeni në gjendje për të gjetur mënyra për të kombinuar punën me kohën për të kaluar me të dashurin e zemrës. Udhëtimet që do të ndërmerren në fund të muajit do të jetë disi të vrullshme,  se mesa duket, ju do të keni një qëllim për të realizuar,  siç tregohet nga pozita e Saturnit. Ose,  mund të jetë fakti që ju mund të jeni i shqetësuar në lidhje me shëndetin e një mashkulli në familjen tuaj, ndoshta babai, xhaxhai, vëllai.  Ju mezi do të prisni të jeni me njerëzit tuaj të dashur.

Demi
Muajin e kaluar keni përjetuar një eklips diellor të Hënës së Re, në shtëpinë tuaj të martesës, e cila vuri theksin te partneri tuaj. Ky eklips padyshim do të bëjë që ju të keni përfitimi në një mënyrë ose në një tjetër. Sapo të fillojë muaji nëntor, ju do mendoni për partnerin tuaj dhe nëse gjërat kanë qenë disi të tensionuara në marrëdhënien tuaj, ju do të merrni masa që ti rregulloni ato. Megjithatë, ju mund të keni qenë në këtë situatë për një kohë të gjatë, prandaj durimi juaj nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ju keni pasur Saturnin, planetin që na mëson mësimet e jetës, në sektorin e martesën tuaj dhe angazhimeve serioze për dy vite me rradhe dhe nëqoftëse ju keni qenë duke pritur për një propozim fejese apo martesë, para se Saturni të largohet nga shenja juaj më 23 dhjetor, ju do ta ndërmerrni vetë këtë hap madhor.  Edhe pse mund tju duket sikur jeta është frustruese dhe stresante , ju në të vertetë jeni shumë gabim. Ju jeni më afër lumturisë se kurrë më parë, kështu që dëgjoni instinktin tuaj dhe kini besim se ju e dini se çfarë është më e mira për ju.

Nëse jeni në një lidhje dhe jeni i lumtur, së shpejti do të hyni në një fazë relaksuese për ju të dy. Merrni në konsideratë të shkoni në një udhëtim të gjatë, jashtë shtetit, në një vend ku nuk keni qenë më parë, diku me bukuri marramendëse- ndoshta në Alpet Franceze- dhe të jeni i sigurt që do kaloni një eksperiencë të paharrueshme. Kjo përvojë frymëzuese që do kaloni sëbashku do ta forcojë marrëdhënien dhe do tju ndihmojë të thurrni sëbashku sixhaden tuaj të dashurisë. Nëse udhëtimi nuk është një mundësi që ka të bëjë me ju, ndoshta do të vendosni të rregjistroheni serish në universitet, për të rritur nivelin e arsimimit tuaj. Nëse nuk është e mundur për ju që të angazhoheni me kohë të plotë, ju mund të filloni duke marrë disa lëndë, të cilat do tju çojnë drejt nivelit akademik që keni synim.

Hëna e Plotë e këtij muaji, në 6 Nëntor,  do të jetë në shenjën e Demit, e vetmja për këtë vit dhe do tju ndihmojë të sqaroni se çfarë ju nevojitet më shumë në jetë për të qenë i lumtur. Ju keni qenë të përqendruar tek të tjerët gjatë gjithë vitit, por në këtë Hënë të Plotë, është koha për ta vënë veten në vend të parë. Plutoni do të jetë shumë përkrahës ndaj kësaj Hënë të Plotë dhe duke qenë se Plutoni ka aftësi transformuese, ju mund të shtoni diçka të re në jetën tuaj, diçka që keni dashur gjithmonë ta keni, apo ta rimerrni.

Shtëpia juaj, prona dhe familja do të vazhdojnë të jenë sektoret më me fat dhe që do tju bëjnë më të lumtur në këtë periudhë të jetës suaj.  Nëse keni nevojë për tu transferuar, dëshirë për të rinovuar ose për të blerë një pjesë të rëndësishme të mobiljeve, ju tani  mundeni ti bëni të gjitha këto. Filloni kërkimet dhe behuni gati për të hulumtuar mundësitë tuaja , pasi ju keni Jupiterin në sektorin tuaj të katërt të shtëpisë, për herë të parë në dymbëdhjetë vjet, një privilegj ky që filloi në korrik dhe që do të vazhdojë deri në gusht 2017. Mos lejoni që kjo kohë e artë tju rrëshkasë nëpër gishta – përdoreni atë për të përfituar mundësi të mëdha apo të vogla.

Jupiteri do t’ju ndihmojë të krijoni shtëpinë tuaj të ëndërrave, kështu që nëse keni nevojë për një kredi, niseni proçedurën e aplikimit tuaj menjëherë pasi të shfaqet Hëna e Re më 22 nëntor , për të patur rezultate më të mira. Saturni do të takohet me këtë Hënë të Re në 22 Nëntor, prandaj sigurohuni që dokumentacioni juaj të jetë i saktë, pasi ndonjë pasaktësi në shifra mund tju heq të drejtën tuaj për të fituar një kredi me norma interesi të leverdishme për ju. Janari do të jetë një muaj ideal, për të filluar një punë në pronën tuaj, me idenë se ky projekt do të përfundojë kur Hëna e Plotë do të jetë në sektorin tuaj të shtëpisë më 3 shkurt 2017. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, është është duke lëvizur rreth e qark shenjës së Luanit, e cila është quajtur si shenjë mbretërore, kështu që ju mund të ndërtoni një shtëpi, që me të vërtetë do të jetë kështjella juaj.

Binjaket
Shpenzimet tuaja janë të larta kohet e fundit, prandaj ju mund të jeni i alarmuar.  Festat dhe pushimet e fundvitit janë në horizont dhe ju sërish duhet të shpenzoni për të blerë dhurata të ndryshme. Besoj se do tju ndihmojë të dini që Marsi (fajtori në këtë rast), do ta frenoje valën e shpenzimeve, sapo të lëvizë drejt shenjës së Ujorit, më 4 Dhjetor. Ndërkohë ju mund të keni nevojë për një shumë parash borxh nga një anëtar i familjes apo mik në këtë periudhë të vështirë për ju, por pasi ta rimerrni veten, ju do tjua jepni këto të holla, sëbashku me mirënjohjen si normë interesi.

Mundet të lind nevoja që ti përzgjidhni aktivitetet sociale ku do të i jeni ftuar, por vetëm këtë muaj, pasi shpenzimet për të marrë pjesë në këto evente do të jenë vërtet shumë të larta. Një nga ditët që mund tju sjellë një surprizë të pakëndshme në lidhje me lekët do të jetë në 12 nëntor, kur Marsi dhe Urani do të jenë në kundërshtim me njëri tjetrin dhe shpenzimet për socializimin, mund të dalin jashtë kontrollit.

Kujdesuni për shëndetin tuaj gjatë gjithë muajit, pasi Hëna e Plotë e 6 nëntorit, do të testojë aftësinë e trupit tuaj për të shmangur ftohjet dhe gripin. Projekti juaj i punës duket se ka kërkuar një përgjigje të fuqishme dhe se ky projekt madhor do të realizohet me sukses gjatë kësaj Hëne të Plotë. Për ta përfunduar atë, ju mund të keni qëndruar orë të tëra pa gjumë apo pa ngrënë. Ndërsa po i afroheni Hënës së Plotë, në qoftë se ndiheni sikur diçka spo ecën, tërhiquni dhe bëni pak pushim. Por mos i lini detajet e këtij projekti kaq të rëndësishëm në minutën e fundit. Nëse ju keni shtyrë kryerjen e ndonjë operacioni mjekësor ose dentar, kjo Hënë e Plotë do t’ju ndihmojë të nisni procedurat përkatëse, para fundit të këtij viti, sepse ju do të doni ta filloni Vitin e Ri në gjendje të mirë,duke ndjekur udhëzimet e mjekut.

Festat mund të jenë mjaft emocionuese për ju, sepse me shfaqjen e Hënës së Re më 22 nëntor, nëse jeni në një lidhje serioze, ju mund të fejoheni ose të martoheni shumë shpejt. Shtëpia jote e shtatë e angazhimit do të mbushet plot me planete tani, duke përfshirë dhe Afërditën, planetin e dashurisë, kështu që nëse propozimi është bërë,  ju do të dëshironi të vendosni datën e fejesës / martesës dhe të bleni unazat sëbashku, një moment ky shumë emocionues për ju.  Megjithatë, ju mund ta bëni njoftimin në kohën e  festave dhe ti mbani planet tuaja sekrete deri atëherë. Neptuni do të jetë i pavendosur,  prandaj sigurohuni që e dini më së miri qëllimin e partnerit tuaj- do të jetë një prirje e  këtij muaji për t’u  rrëmbyer në magjinë e momentit. Të ngadalësoni ritmin nuk do të bëjë që lidhja juaj do të përfundojë; në fakt, kjo ju bën tifoz më të zjarrtë të dashurisë. Nëse ju jeni tashmë i martuar,  kjo Hënë Re do tju lejojë që të mendoni për gjërat e reja, që ju mund të bëni së bashku si çift, me qëllim që ta forconi më shumë lidhjen tuaj. Një fëmijë mund të jetë pjesë e planit dhe me Saturnin që do të nxitë sektorin e  shëndetit tuaj prej datës 23 dhjetor, kjo do të jetë një kohë shumnë e  mirë për të thirrur lejlekun.

Saturni do të takohet me Hënën e Re më 22 nëntor, kështu që çdo angazhim ndaj partnerit tuaj  duhet marrë shumë seriozisht, me qëllimin për të ndërtuar një lidhje që do ti rezistojë kohës. Çdo gjë fillon gjithnjë me një arsye – nëse zemra juaj është në vendin e duhur, ju do të keni stabilitetin afatgjatë që ju kërkoni. Nëse nuk keni partner romantik, atëherë bëhet fjalë për krijimin e një bashkëpunim fitimprurës në lidhje me biznesin, i cili do të jetë i fortë dhe serioz për vitet e ardhshme.

Në fushën e karrierës suaj, duket se ju jeni një yll në rritje, ku imazhi juaj do të jetë në qendër të vëmendjes dhe do të njihni shumë njerëz. Pasi  Neptuni u zhvendos në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve dhe arritjeve  profesionale, ju mund të keni patur mundësinë që të  punoni në një film, rregjistrim vi, apo performancës artistike me rëndësi. Neptuni ka qenë në prapavijë që prej 9 qershorit, prandaj jini i kujdesshëm për të parë se çfarë do  të ndodh në ditët në vijim, sapo Nëptuni të kthehet sëris në qarkullim. Me shumë gjasa ju do të shikoni përparime inkurajuese në lidhje me çështjet e zemrës gjatë dy ditëve që rrethojnë këtë datë dhe ka për tju rrahur zemra fort kur kjo të ndodhë.

Gaforrja
Sapo të hyjë muaji i Nëntorit, ju do të jeni në pritje të një ngjarjeje sociale që do të ketë të gjitha elementët romantike që ju pëlqeni – ushqim të shijshëm, ndriçim të këndshëm, muzikë të lehtë, lule me aromë dhe mundësinë për të veshur fustanin/kostumin tuaj të preferuar. Hëna e Plotë, në 6 Nëntor,  do të krijojë mundësinë për një mbrëmje magjiplotë dhe duke qenë se efektet e të gjitha Hënave të Plota shkojnë deri në disa ditë, ngjarja juaj ka të ngjarë të ndodhë gjatë fundjavës së 8-9 Nëntorit. Kjo ftesë do të jetë e veçantë, prandaj sigurohuni që të merrni pjesë. Ju gjithashtu mund të dëshironi të organizoni një festë nga ana juaj, e cila ka për të qenë po aq e suksesshme, sa aktiviteti ku jeni ftuar.

Kur është fjala për dashurinë, duket se jeni duke pritur të ndodhë diçka. Nëse jeni të martuar, ju mund të jeni duke shpresuar, për të gjetur kohën e duhur, për të pasur një fëmijë. Në qoftë se jeni beqar/e, mesa duket po prisni që marrëdhënia juaj të shkojë në nivele të reja. Ju keni qenë në harresë, për shkak të udhëtimit të gjatë të Saturnin në  sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë (që nga tetori i vitit 2012), por që së shpejti do të përfundojë me largimin e këtij planeti në 23 Dhjetor.  Ju jeni gati për të ecur përpara dhe në qoftë se nuk arrini ta shihni këtë, do të duhet të keni një përgjigje të mirë  pse gjërat nuk mund të lëvizin përpara tani. Ditëve të tua të pritjes po u vjen fundi, pasi durimi juaj është duke mbaruar.

Një nga ditët e vështira të muajit do të jetë 18 Nëntori,  për shkak  të takimit të Diellit të fuqishëm me planetin e ftohtë të Saturnit. Kjo është një përplasje e të kundërtave,  zjarri (Dielli) dhe akulli (Saturni) dhe mund të bëjë që ju të punoni me shumë vështirësi apo të jeni tepër i ndjeshëm ndaj kritikave. Në qoftë se ju ndiheni pak i lodhur, apo pesimist në lidhje me situatat e ndryshme, duhet ta e di se për një apo dy ditë këto ndjenja do të kalojnë. Nëse ju kanë kritikuar, përdorni atë pjesë të kritikave që janë të dobishme, por pjesën tjetër hidheni pas krahëve. Asnjë kritikë nuk duhet të lejoni  që të ndikojë në vetë vlerësimin tuaj.

Ju këshilloj të jeni i kujdesshëm edhe më 12 nëntor, kur ju mund të dëshironi të sfidoni zgjedhjet e një personi të rëndësishëm. Urdhërat nuk kanë kuptim për ju, por do të jetë më mirë që ti injoroni dhe jo ti kundërshtoni. Marsi do të jetë në një pozicion shumë delikat me Uranin, planetin e rezultateve të papritura, kështu që ky është një debat që ju kurrë nuk do të jeni në gjendje për ta fituar.

Në sektorin e punës, një sërë çështjesh kanë për të ardhur në tavolinë tuaj të punës, si rezultat i Hënës së Re, më 22 Nëntor. Ju mund të punoni në një biznes sezonal dhe ardhja e festave të fundvitit do të jetë një arsye e mjaftueshme për një sërë aktivitetesh që do të mësyjnë papritmas në jetën tuaj profesionale. Më e pakta, prania juaj do të jetë e nevojshme për të mbikëqyrur të tjerët deri në përfundim të këtij viti.  Kjo Hënë e Re do të bashkohet me Saturnin,duke përcaktuar se do tju duhet të punoni me orë të gjata dhe të mbikqyrni shumë detaje. Mund të lind nevoja që të punësoni staf të ri, për të përfunduar

ato që duhet të bëni, prandaj mbani CV- të mbi tavolinë, në rast se duhet të punësoni dikë shpejt. Me Afërditën që ndodhet e pozicionuar kaq bukur në këtë Hënë të Re, ju keni shumë mundësi të gjeni punonjës të rinj miqësorë, të cilët do ta marrin punën e tyre seriozisht.

Po kjo Hënë e Re e 22 Nëntorit, do të jetë një moment i shkëlqyer për të filluar planin tuaj për palestër për Vitin e Ri. Ju do të keni aspekte të përsosura më 22 Nëntor dhe në dhjetë ditët që pasojnë, por ju nuk do ta keni këtë ndihmë kozmike në muajin Janar. Nëse ju keni shumë kohë pa u marrë me palestër, konsultohuni me mjekun tuaj dhe thjesht filloni lëvizje të lehta, pa u sforcuar shumë. Në astrologji, data që ju zgjidhni për të filluar një proçes të ri është me rëndësi jetike, sepse është momenti kur ju i dhatë jetë kësaj nisme. Nuk është e nevojshme që të rrini me orë të tëra në palestër  – mjafton një periudhë e shkurtër kohore, për ta quajtur si një fillim. Nëse ju filloni tani,keni për ti dhënë 2017 një fillim të shëndetshëm. Kjo është dhurata që ju mund ti jepni vetes në muajin Nëntor.

Luani
Karriera juaj ёshtё nё kulmin e vet dhe ju do tё bindeni pёr kёtё kur tё shfaqet Hëna e Plotë, nё 6 Nëntor, e cila do tё ndriçojё shtëpinë tuaj tё dhjetë tё nderimeve, çmimeve dhe arritjeve profesionale. Kjo do të jetë e vetmja Hënë e Plotë në shtëpinë tuaj të karrierës pёr vitin 2016 dhe ka të ngjarë qё të sjellë lajme spektakolare. Puna që ju keni qenë duke bërë në një projekt, duket se ka fituar vëmendjen e personave tё rёndёsishmё nё ambientin ku punoni, tё cilat ju kanё vendosur nё listёn e “yjeve tё ardhshёm”. Ju keni punuar çdo ditё me shumë zell pёr tё pёrmbushur detyrat tuaja dhe tani shpërblimi mund të jetë një pozicion më i mirë dhe me më shumë përgjegjësi. Do të jetë shumё e rëndësishme për ta shënuar me tё kuqe këtë moment – koha pёr të festuar!

Ju mund të pyesni veten nëse ngarkesa e punës tuaj do tё lehtёsohet para se tё vijne festat dhe pushimet e fundvitit. Përgjigja është po. Ju keni pёr tё parё sesi presioni do tё pakёsohet, ditё pas dite, sapo planeti i vrullshёm i Marsit do tё largohet nga shenja e Bricjapit, nё 4 Dhjetor. Kjo do tju japё kohё tё mjaftueshme pёr tё blerё gjerat e nevojshme, pёr tё shkuar nё festa tё ndryshme dhe pёr tё shijuar dashurinё tuaj nё muajin festiv tё dhjetorit. Ndërkohë, ju duket se keni nevojë për relaks që vetёm ushtrimet e moderuara mund tjua ofrojnë. Palestrat zakonisht kanё frekuentues mё tё pakёt nё kёtё periudhё tё vitit, por sigurohuni qё ju mos tё jeni nga ata qё nuk shkojnё fare.  Edhe një stërvitje e shkurtër do të bëjë mrekulli për mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj.

Një ditë e vështirë për ju ka pёr tё qenё (me shumё gjasa) 18 Nëntori, kur Saturni do tё takohet me sundimtarin tuaj,Diellin. Shqetësimi për një anëtar mashkull të familjes, mund të thotë që do tju duhet të lini punën dhe të shkoni nё shtёpinё e prindёrve tuaj pёr tё marrё pjesё nё atё qё po ndodh. Ose, mund të jetë një situatë që ka tё bёjё me banesёn tuaj ose njё pronë tjetër që ju zotёroni, me tё cilёn duhet tё merreni menjeherё, sapo tju vijё lajmi. Qëndroni fleksibël, pёr çdo emergjencё.

Dashuria do të mbretërojë për ju ditën e Hënës së Re, mё 22 Nëntor. Bёni gati veshjet tuaja me tё mira, sepse me siguri do keni ftesa per tё dalё. Kjo Hёnё e Re bie nё shenjёn e zjarrit tё Shigjetarit dhe do të ndriçojё shtëpinë tuaj tё pestë të dashurisë së vërtetë. Veprimet që ju do tё ndёrmerrni në javën në vijim, pas shfaqjes sё Hёnёs sё Re, do tё ndikojnё nё jetёn tuaj dashurore për një vit ose më shumë, ndoshta edhe përgjithmonë. Nëse jeni e paangazhuar nё njё lidhje, do tё jetё e rёndёsishme ti kushtoni pёrparёsi maksimale argёtimit, daljes me shoqёrinё dhe pёr tu prezantuar me botёn jashtё. Duke qenë jashtë, ju do të rrisni shanset tuaj për një takim tё rastёsishёm, nga ata qё janё nё dorё tё fatit. Jupiteri është ende në shenjën tuaj, i dashur Luan dhe kjo konsiderohet si një aspekt që ju jep shumё mundёsi pёr tё pёrmbushur dashurinë e vërtetë. Jupiteri vjen vetёm njё herё nё çdo dymbëdhjetë vjet dhe ju do ta keni këtë planet tё mirёsisё në anën tuaj, deri në muajin gusht tё vitit 2017. Kombinimi i Hënës së Re me  Jupiterin në shenjёn e Luanit, do tё bёjё qё Nёntori do tё jetё i shkёlqyer pёr tu socializuar mё shumё.

Saturni do ti bashkohet kësaj Hënë të Re, kështu që nëse ju takoni dikë, ai person mund të jetë pak më i vjetër se ju, por do tju intrigojё shumё dhe kjo marrёdhёnie mund tё funksionojё shumё mirё. Nëse jeni vetëm nё kёtё periudhё, duhet tё hyni me kujdes nё njё marrёdhёnie, pasi Neptuni do të shpёrndajё mjegullёn e tij tё bukur, por njёkohёsisht tё pabesё, gjatё kohёs qё do tё shfaqet Hёna e Re. Neptuni mund të bëjë që ju tё humbisni të dhëna të rëndësishme në lidhje me dashurinë tuaj të re. Pёr shkak tё mungesёs  së informacionit, është nё natyrёn njerëzore që tё dёshironi të mendoni më të mirën pёr të dashurin e ri intrigues, por jini i kujdesshëm. Jepini marrëdhënies sё re kohën e duhur dhe filloni tё njihni rrethin e miqve dhe familjareve tё partnerit tuaj pare sё tё pёrfshiheni mё shumё nё kёtё lidhje. Dashuria nuk do të fluturojë në qoftë se ju prisni – në fakt do ta bёjё lidhjen mё tё plotë, sepse Saturni, i pozicionuar gjithashtu te kjo Hënë e Re, do të kujdeset pёr kёtё.

Luanёt qё janё tё fejuar ose martuar, do të ketë më shumë argëtim nё çift dhe mund të vendosin të planifikojnё një udhëtim të rëndësishëm jashtë shtetit së bashku, ose tё vendosin tё realizojnё njё qёllim tё rëndësishëm, siç mund tё jetё blerja e njё shtёpie. Nëse ju shpresoni që të bёheni me fëmijë, prisni ti filloni përpjekjet për konceptim, pas shfaqjes sё Hënës së Re, mё 22 nëntor, për të rritur shanset tuaja për sukses.

Virgjeresha
Ju keni një horoskop për t’u patur zili në muajin Nëntor. Marsi ka nisur qarkullimin rreth Diellit, një proces që zgjat rreth dy vjet dhe tani ka arritur në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë, qё prej fundit të muajit të kaluar. Në javët e ardhshme, deri në 4 Dhjetor, ju do të keni shanset më të mira për atё lloj dashurie qё të lë pa frymë. Në fakt, ky muaj do të jetë mё i ndritshёm dhe më i mirë se dhjetori për tu socializuar. Nëse keni nevojë për një fustan të ri mbrëmjeje, do tё ishte mё mirё qё ta zgjidhni njё tё tillё tani. Plutoni do të jetë pranë planetit tё Marsit në fillim të muajit, duke treguar se dashuria do të ketë fuqinë për tju transformuar. Nёse jeni akoma vetёm, ёshtё momenti qё tё filloni tё dilni mё shpesh.

Ciftet e fejuar dhe tё martuar do të pёrjetojnё momente tё mira sё shpejti, tё aftё pёr tё ndihmuar partnerin qё tё harrojë shqetësimet e përditshme dhe për tu dashuruar mё shumё. Shtëpia e pestë, aty ku zhvillohen tё gjitha kёto aktivitete, udheheq gjithashtu edhe lindjen e fëmijëve, kështu që nëse ju jeni duke shpresuar për një fëmijë dhe provoni këtë muaj, në fund të vitit ju mund të jeni duke thurrur çorape tё vogla pёr krijesёn qё ёshtё rrugёs.

Në fillim të muajit, Hëna e Plotë te shenja e Demit, qё do shfaqet nё 6 Nëntor, mund tju ketё drejtuar për në aeroport,ose nё portin mё tё afёrt,  ndoshta për të vizituar familjen – ka shumë të ngjarë një vëlla – ose për tju gëzuar shoqёrisё sё tё dashurit/es suaj tё zemrёs, para se rrёmuja e festave tju bllokojё tё dyve. Ky udhëtim mund tju frymëzojë shumё dhe tju bёjё tё ndiheni i rilindur. Me planetet e pozicionuara në shenjat e tokës, zgjidhni tё shkoni nё një vend që ofron pamje tё maleve apo kodrave, me majat me dёborё. Kjo Hënë e Re është e mbushur me sheqer dhe erëza pikante, kështu që ju mund të habiteni nga planet romantike qё partneri juaj ka menduar per ju. Nuk keni partner? Dilni me miqtё tuaj dhe argёtohuni.

Ndёrsa festat e fundvitit po afrojnё, Hëna e Re, mё 22 Nëntor do t’ju nxisi qё tё rregulloni shtёpinё tuaj pёr tё mirёpritur fluksin e miqve gjatё festave, sa mё shpejt tё jetё e mundur, pa pёrfunduar nёntori. Virgjëresha e di sesi mund tё krijojё njё pamje mahnitёse, por mund tё shfletoni edhe revistat pёr dekorimin e shtёpisё apo tё vizitoni dyqanet me aksesorё shtёpie. Gjithashtu shikoni me kujdes pёr recetat e gatimeve- miqtë dhe familja e di se menuja juaj pёrbёhet me ushqime të freskëta, që janë të lehta dhe ushqyese, shenjë dalluese kjo e stilit tё kuzhinës sё Virgjëreshёs.

Nëse mendoni se shtëpia juaj ka nevojё pёr njё pastrim mё tё plotё, ndoshta duhet tё kёrkoni ndihmёn e profesionistёve, siç mund tё jenё personat qё lajnё dritaret dhe  tapiceritё, tё cilёt do tё bёjne qё tё gjitha  tё duken si të reja. Merrni bimë sezonale dhe dekorative dhe do tё shihni sesa qetёsuese do tё duket banesa juaj. Afёrdita, do tё qarkullojё afёr orbitёs sё kёsaj Hёne tё Re, nё sektorin tuaj tё shtëpisё, duke bёrё tё mundur qё ju tё tregoni dhuntitё tuaja për ta bërë shtëpinë tuaj komode dhe mikpritёse. Nëse keni nevojë për të shitur apo pёr tё blerë njё pronё, kontaktoni me ndërmjetësuesin tuaj, pasi nё 22 nëntor, gjatё Hënës së Re, ju do tё keni shansin ideal pёr tё gjetur zgjidhjen mё tё mirё, para se viti tё mbyllet.

Peshorja
Këtë muaj, ditëlindja e pёrvitshme e Hënёs sё Re do të mbërrijë më 22 shtator në shenjёn e Peshores dhe do të jetë në gjendje ti përgjigjet një prej dëshirave tuaja mё tё  përzemërta. Kjo është e vetmja Hëne e Re që ju mund ta përdorni për çdo dëshirë, kështu që në fillim të muajit  mendoni për një element në jetën tuaj që ju dëshironi ta ndryshoni apo ta përmirësoni. Kjo Hënё e Re është veçanërisht e fuqishme, pasi ajo do të shfaqet në gradёn e parё tё një shenje kardinal, duke pёrcaktuar se përkon me një nga pikat e  busullёs: veriun, jugun, lindjen, perëndimin dhe për këtë arsye, ajo do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm. Hënë e Re do të jetё nё njё vijё me Saturnin, planetin e të menduarit afatgjatë, kështu që ju mund të krijoni stabilitet, në një botë të paparashikueshme.

Financat tuaja kanë qenë të paqёndrueshme – problemi ka qenë shumë pak lekё dhe shumë shpenzime. Hëna e Plotë e datёs 6 Nëntor do tju sjellё nё kujtesё, me shumё dhimbje pёr ju, sesa probleme keni me paratё.  Megjithatë, kjo Hënë e Plotë është miqësore, prandaj shumica e lajmeve qё do tё sjellё do jenё pozitive dhe ju mund tё pёrgatisni njё plan, i cili mund tё rrisë të ardhurat tuaja. Hëna e Plotë do të jetë e orientuar bukur drejt Marsit dhe Plutonit, në sektorin tuaj tё katërt të shtëpisë dhe mund të sjellë lajme nё lidhje me miratimin e njё kredie apo huaje financiare. Ose, kompania ku ju punoni , mund tju thotё se tashmё ju keni disa vjet qё po punoni pёr ta dhe ka ardhur momenti qё tё paguheni mё shumё dhe tё merrni edhe shpёrblime. Prindërit tuaj mund tju japin një shumё parash shumë të nevojshme për ju, pёr tju ndihmuar të paguani shpenzimet e përditshme. Me Neptunin aktiv, ju mund të jeni në gjendje për të shitur një krijim artistik apo pёr tё dhёnё njё shërbim me fitim tё konsiderueshёm. Bёni durim, sepse muajin e ardhshëm, nё 23 Dhjetor, planeti i Saturnit do të largohet nga sektori juaj financiar, për herë të parë që prej tetorit të vitit 2012. Kjo do tё sjellë njё  lehtësim të menjëhershëm, të qëndrueshёm dhe lajmin më të mirë nga tё gjithё tё tjerёt.

Falё shfaqjes sё Hёnёs sё Re, mё 22 Nёntor,  udhёtimet e shkurtra nё qytetet afёr vendbanimit tuaj, duket se do tju bёjnё tё ndiheni mirё dhe tё shplodheni gjatё fundjavave tё muajit nёntor. Afёrdita, planeti qё udhёheq shenjёn tuaj, do tё vizitojё shenjёn e zjarrit tё Shigjetarit, i cili pёrzihet aq bukur me elementin e ajrit tё shenjës suaj, nga 17 nëntori deri nё 10 dhjetor. Ju mund të dëshironi qё ti bleni gjёrat qё do tju duhen pёr pushimet e ardhshme, nё vendet qё po vizitoni dhe kjo do tju pёlqejё shume, sepse nuk do tju duhet tё nxitoni pёr tё bёrё shumё gjёra, brenda njё kohe shumё tё shkurtёr, kur tё vijё periudha e blerjeve. Me Jupiter pozicionuar në sektorin tuaj të miqësisë në shenjë e zjarrit, Luanin, sigurohuni qё tё takoheni me miqtё tuaj, tё cilёt jetojnё nё qytetet qё ju do tё vizitoni. Ju gjithashtu mund të dëshironi të takoheni me motrën ose vëllain tuaj gjithashtu.  Shtëpia e tretë, mbulon vëllezërit dhe motrat e tua dhe sugjeron qё ndoshta një prej tyre mund të ketë lajme emocionuese për të ndarë me ju.

Apartamenti / shtëpia juaj ose prona të tjera që zotёroni, ka tё ngjarë të jenё nё mendjen tuaj gjatё gjithё muajit nёntor.  Me Plutonin qё rrotullohet afër Marsit në fillim të nëntorit, ju do tё mendoni se ndoshta ka ardhur koha tё bёni disa ndryshime strukturore. Për shembull, ju mund të punësoni një arkitekt për të ndёrhyrё nё strukturen e brendshme tё banesёs suaj, pёr tё shuar njё dritare apo ballkon, apo ndryshime tё tjera mё tё thjeshta. Ndёrsa festat po afrojnё, disa ndryshime në dekorin e shtёpisё suaj mund të realizohen edhe tani dhe të bëjnё qё banesa juaj tё duket e re dhe gati pёr tё mirëpritur mysafirët në javët e ardhshme.

Akrepi
Kohët e fundit ju keni patur një eklips diellor në shenjёn e Akrepit (mё 23 tetor ) që ju ndihmoi tё përqëndroheshit në nevojat tuaja dhe ju bëri të mendoni për të gjitha ato qё dёshironi,  pёr ta bёrё jetёn tuaj mё tё lumtur. Tani, Hëna e Plotë më 6 nëntor, do të vendosё nё qendër të vëmendjes, partnerin tuaj dhe se  ku dёshironi ta çoni kёtё marrёdhёnie. Nëse ju dhe partneri juaj nuk keni patur tё njёjtin kёndvёshtrim pёr njё temё tё caktuar, ju tani mund tё arrini tё jeni nё njё mendje, sepse kjo Hënё e Plotё do të jetё jashtëzakonisht e dashur. Tani mund ta hapni temёn e diskutimit, pasi Marsi dhe Plutoni do të jenë në njё pozitë ideale për tju ndihmuar të artikuloni mendimet tuaja në një mënyrë të qartë, por të kujdesshme. Me Neptunin në krahun tuaj, i cili do sillet si njё zane kumbarё, ju të dy mund të ndiheni tё lehtёsuar, sapo të flisni për këtë temë dhe tё gjeni një zgjidhje të re, do të ndiheni mё tё afёrt me njёri tjetrin pёrsёri.

Ndërkohё qё Hёna e Plotё do tё ketё nё fokus çiftet, ardhja e Neptunit kёtё muaj, do  të ndikojë në të gjithё Akrepёt, pavarёsisht statusit tё tyre martesor. Neptuni ka qenё nё prapavijё që nga 9 qershori, por do të hyjё nё qarkullim nё 16 Nёntor. Nëse keni kohё qё jeni vetёm dhe nuk keni patur mundёsi tё njihni ndonjё person interesant, kthimi i Neptunit nё qarkullim, ka pёr tju sjellё njё fat shumë më të mirë tani. Nëse ju nuk keni qenë në gjendje të kuptoni se pse një marrëdhënie aktuale nuk ju përmbush, ju do të keni tani njё ide në lidhje me atë që ju duhet të bëni, qoftё pёr ta rregulluar atё, qoftё pёr tu larguar prej saj, në qoftë se ju mendoni se jeni në thelb të papajtueshёm me njёri tjetrin. Ju do tё befasoheni me progresin që do tё shihni pasi Neptuni do tё ndryshojё kursin e lёvizjes. Nëse ju jeni i lumtur nё marrёdhenien tuaj tё dashurisё, ju do të shihni se lidhja juaj do të arrijë nivele të reja afërsie, sepse Neptuni është planeti i bujarisё dhe do tju japё shumё dashuri – atё lloj dashurie që sjell frymëzim dhe angazhim. Le të shpresojmë se ju keni një marrëdhënie të fortë, tё cilёn ardhja e Neptunit do ta bёjё edhe mё tё mirё.

Ka dhe njё arsye mё shumë për të qenë optimist në lidhje me jetën tuaj dashurore (sikur keni nevojё pёr mё shumё prova!!) Afёrdita do të jetë në shenjёn e Akrepit deri më 16 nëntor, një trend ky që filloi qё prej 24 tetor 24. Marsi dhe Plutoni, dy sundimtarёt tuaj, do të jenë në pozicion sublim me Afёrditёn, e cila do të bëjë qё sharmi juaj tё jetё më i dukshёm dhe magnetizmi juaj legjendar tё jetё mё i gjallё se kurrё. Dy javët e para të nëntorit do të jetë koha e duhur për të biseduar dhe gjithashtu koha për të blerë rroba të reja dhe tё bukura për sezonin e festave. Me Afёrditёn te  Akrepi, ju do të bёni zgjedhje plot hir dhe sharm.

Nëse ju keni një projekt letrar, pёrvishni mёngёt tuaja dhe merrni pjesё, pasi tё dy planetёt tuaja udhёheqёse, Plutoni dhe Marsi, do t’ju ndihmojnë ta realizoni me sukses atё. Këto dy planete sёbashku do të inkurajojnë udhëtimin drejt qyteteve tё afërta dhe ky trend do të zgjasë gjithë muajin. Duket se ju keni një arsye të rëndësishme për të qenë jashtë qytetit, ka shumë të ngjarë për punë, kështu që me kaq shumë rrugё qё do tё bёni, sigurohuni qё makina juaj ёshtё e kontrolluar nё servis, qё tё shmangni situatat e papritura.

Një ditë, gjatё tё cilёs do jetё shumё me vlerё tё kontrolloni motin dhe gjendjen e makinёs, do tё jetё data 12 nëntor kur Marsi aktiv do të jetë në pozicion të kundёrt me tё paparashikueshmin Uran. Kjo ditë do ti bëjë njerëzit të paduruar dhe tё frustruar, prandaj nёse nuk keni pёrcaktuar ndonjё takim pune (ose jo vetёm) nё njё vend tё largёt,mos e bёni, por planifikojeni pёr mё vonё.

Në lidhje me karrierën tuaj, është koha për të kërkuar rritje rroge. Hëna e Re, nё 22 Nëntor dhe nё javën që e pason, e bën kёtë një kohë ideale, për të kërkuar një rritje  page. Ju do tё keni vetëm një Hënë tё Re në sektorin tuaj të tё ardhurave tё fituara, gjatё gjithё kёtij vitit, prandaj mundohuni qё tё fitoni maksimalisht prej kёsaj hёnё tё re qё keni tani nё shenjёn tuaj. Saturni do të takohet me Hёnёn, kështu që ju duhet tё pёrgatiteni qё tё realizoni njё performance tё shkёlqyer dhe tё jepni arsye bindëse  pse e meritoni rritjen e pagёs. Neptuni do të jetë në njё kënd të vështirë, duke rritur shanset që shefi juaj nuk ёshtё shumë i vetëdijshëm për shumë prej kontributeve të prekshme që ju keni bërë pёr firmën/kompaninё, kështu që do të jetë puna juaj për ti renditur ato në një mënyrë bindëse. Nëse ju jeni i vetë-punësuar, është koha për të rritur lehtёsisht çmimet e shёrbimeve tuaja. Afёrdita nё sinkronizim me Hёnёn e Re, do tju japё shumё shpresё nё lidhje me ecurinё e mirё tё parasё, sepse planeti i Afёrditёs, nuk sundon vetёm dashurinё, por edhe paratё.

Shigjetari
Ju keni bërë një punë të admirueshme pёr një projekt të madh dhe me shfaqjen e Hënës sё Plotë nё 6 Nëntor, të gjithë do ta shohin kёtё punё. Jo të gjitha Hënat e Plota janë të mira, por kjo do të jetë dhe do t’ju japë një ndjenjë kënaqësisë teksa  shihni se çfarё do tё sjellё ajo. Marsi dhe Plutoni do të jenё përkrahës, duke sugjeruar se ju ka mundёsi tё shihni njё rritje page nga puna, sapo tё shfaqet Hёna e Plotë.

Meqёnёse po flasim per paratё, duket se ju keni shpenzuar shumё në lidhje me paratë ketё muaj, ndoshta për shkak se jeni shumë bujar me dhuratat tuaja, pёrgjatё festave dhe pushimeve.  Mbani në mend se miqtë do t’ju duan po aq sa ju duan gjithmonё, edhe sikur sikur tё shpenzoni mё pak pёr dhuratat qё keni planifikuar pёr ta. Marsi është nxitёsi kryesor qё ju bёn tё shpenzoni pa hesap, prandaj kyçeni diku kartёn tuaj tё kreditit deri më 12 nëntor, kur Marsi dhe Urani do të jenё në kundërshtim me njёri tjetrin. Nëse nuk e bëni kёtё, më vonë mund të ndieni keqardhje per kёto blerje dhe tё pyesni veten se çfarё ishit duke menduar kur i bёtё ato.

Afёrdita do të hyjë nё shenjёn e Shigjetarit për herë të parë gjatё këtij viti më 16 Nëntor, për të qëndruar aty deri në 10 Dhjetor, duke ju lejuar qё ti vёrvitni interesat romantike nё majё tё gishtit po tё doni –  – ndjenja juaj e humorit do tё jetё aq joshëse, sa qё ju nuk do tju duhet të përpiqen shumë për të bёrё admirues kudo qё tё shkoni. Ju do të shihni fuqinë e Afёrditёs, kur Urani do ti dёrgojё një rreze të artë Afёrditёs më 26 nëntor, një ditë kjo që do t’ju transformojë në një perëndeshë të artë, e cila do bёjё tё gjitha kokat te kthehen kur kalon.

Ju do tё keni një Hënë tё Re te shenja e  Shigjetarit më 22 nëntor, e cila do tju japё mundesinё qё tё ndёrmerrni njё iniciativё për një projekt apo pёr një marrëdhënie që është shumë e dashur për ju. Kjo Hёnё do tju ndihmojë ti afroheni më afër ёndrёs suaj tё fshehtё, tё cilёn askush, madje as astrologu mё i mirё, nuk mund ta dijё se çfarё mund tё jetё. Megjithatë, do të jetë e rëndësishme qё tё hidhni njё hap pёrpara për këtë qëllim të rëndësishëm, pasi përfitimet e kësaj Hëne tё Re do të jenё tё forta ditёn qё do tё shfaqet dhe nё ditёt nё vijim. Çdo ditё qё kalon, hёna humb pak nga fuqia e saj, derisa tё kalojnё dhjetё ditё dhe fuqia tё shterrojё komplet. Është e rëndësishme qё tё mbillni farën, edhe në qoftë se  mendoni se nuk jeni plotësisht i gatshëm, sepse sipas astrologjisё, ky moment ёshtё shumё i rёndёsishem dhe llogaritet si fillimi i proçesit. Sapo tё dini se çfarё doni me tё vёrtetё, shkoni pas saj ! Është koha e duhur!

Bricjapi
Muaji i kaluar ishte i ngadaltë, për shkak të Mёrkurit nё prapavijё, por tani qё ky plane është kthyer në rrugën e duhur, ju ndiheni gati për të goditur nё shenjё. Energjia e mrekullueshme që ju ndjeni ka të ngjarë tё jetё për shkak të paraqitjes sё rrallё tё Marsit në shenjën tuaj, që filloi nё 25 Tetor dhe do tё zgjasё deri në 4 Dhjetor. Tё kёni planetin e Marsit në shenjën tuaj është një privilegj i madh, sepse Marsi është luftëtar, i patrembur nga sfidat, i njohur për qëndrueshmëri, guxim dhe energji. Astrologët e lashtë kanё shkruajtur se projektet qё fillojnё me praninё e Marsit në shenjën e dikujt, kanё  gjasa qё tё kenё sukses shumё mё tё madh. Ju qartazi jeni në një fazë të artë dhe me Plutonin nё shenjёn e Bricjapi, ju do të fitoni njё forcё shumё tё madhe kёtё muaj.

Shtëpia juaj dhe sektori i familjes udhёhiqen nga planeti i Marsit, kështu që ju mund të keni një plan që përfshin përmirësimin e hapësirës tuaj ku jetoni. Nëse është kështu, filloni duke hetuar mundësitë tuaja qё nё fillim tё nëntorit për t’i dhënë vetes kohën e mjaftueshme për ta zgjidhur kёtё çёshtje me anë të vlerësimeve tё mençura. Disa Bricjapё janë transferuar nga banesat e tyre mё shumë se një herë kohët e fundit, një dёshmi kjo pёr praninё e Uranit, planetit tё kushteve të paparashikueshme. Urani do të mbetet në sektorin tuaj tё shtëpisё deri në vitin 2019 – tё shpresojmë qё Urani nuk do të kërkojë lёvizje tё tjera madhore prej jush. Nuk do jetё e nevojshme tё lёvizni pёr tё pёrfituar nga planeti i Marsit kёtё muaj-  planet tuaja qё lidhen me shtёpinё, do tё funksionojnё mё shpejt sesa mendonit qё ishte e mundur.

Një ditë për të mos bёrё plane, do tё jetё 12 nëntori, kur Marsi në shenjёn e Bricjapit do të kundërshtojё me forcё Uranin e mprehtё dhe tё papritur. Asgjë nuk do të shkojё ashtu siç pretendoni, kështu që ju mund të presin për ditë më të mira.

Në fushёn e dashurisё,do tё merrni një lajm tё mirë! Hëna e Plotë në 6 Nëntor, duket sikur ёshtё krijuar nga ёngjejt ekskluzivisht për ju. Kjo Hёnё e ndjeshme do tё bёjё tё mundur plotёsimin e njё marrëdhënie dashurie. Ju mund të flisni për të ardhmen dhe të bёni plane pёr tё ndёrmarrё hapa tё vogla ose tё mёdha, me qёllimin pёr tju sjellё mё afёr me njёri tjetrin. Nëse ju nuk keni një të lidhje dashurore tani, sigurohuni qё tё dilni me njerёz prej tё enjtes deri ditёn e diel, nga 6- 9 Nëntor. Nëse do të takoni njё person tё ri,  kjo do të ndodhë gjatё kёsaj hёne tё re.  Nëse e takoni kёtё person dhe vazhdoni mё tej njohjen, vendosini butёsisht frenat nё kёtё lidhje, qё mos tё kejoni qё gjёrat tё avancojnё shumё shpejt.

Marsi në shenjёn e Bricjapit do ta shtojё sharmin tuaj, duke ju bërë më tërheqës dhe mё  popullor. Afёrdita do të bashkëpunojë, gjithashtu, duke lёvizur drejt shenjёs sё Akrepit nga data 16 Nëntori. Akrepi është shenjë uji që pёrzihet nё mёnyrё të përkryer me elementin e tokёs sё shenjёs tё  Bricjapit. Me Neptunin nё shtëpinё tuaj tё tretë tё udhëtimit, ju mund të merrni pjesë në një festё jashtё qytetit tuaj, ose diku nё periferi. Me Neptunin, Marsin dhe Plutonin, qё punojnё pёr tё mirёn tuaj, duket se ju keni tё gjitha shanset qё gjerat tё shkojnё shkёlqyeshёm nё kёtё Hënë tё jashtëzakonshme tё Plotë.

Deri në fund të muajit, me aq shumë jetё sociale qё keni kaluar mё parё, ju do tё kёrkoni qё tё keni privatёsi, nje ndjenjё kjo qё vjen me shfaqjen e Hёnёs sё Re nё 22 nёntor. Pushimet e festave do të vijne sё shpejti, kështu që kushtojini vetes momente tё pёr tё marrё frymё tё qetё. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të bёrё kontrolle te mjeku juaj, ose për t’i dhënë fund një zakoni që ju e dini se duhet ta mbani tё fshehtё pёr Vitin e Ri. Ju nuk duhet ta kaloni kёtё problem varësie vetëm, pasi bota është e mbushur me njerëz të kualifikuar për t’ju ndihmuar. Thjesht zgjidhni një!

Ujori
Planeti i Marsit është tani duke lёvizur nё pjesën më private të kartelën tuaj yjore, prandaj gjatё Nëntorit mblidhini mendimet tuaja dhe hartoni planin tuaj për Vitin e Ri. Ju do të hyni në periudhёn mё tё ngarkuar të vitit 2016, kur Marsi, planeti i veprimit, do të hyjë në shenjёn e Ujorit më 4 dhjetor për herë të parë gjatё kёtyre dy viteve. Në kёtë kohë, ju do të lëvizni me shpejtësinë e dritës. Duke patur Marsin në shenjën tuaj nuk do tё jetё avantazh i vogël, pasi sipërmarrjet dhe marrëdhëniet qё fillojnё gjatë kësaj faze, kanë tendencën që të bëhen tё suksesshme. Jo të gjitha sipërmarrjeve tuaja do kenё kёtё fat, por të paktën njëri prej tyre do tju habisё, sepse ju do tё jeni kaq shumё tё vendosur pёr ta bёrё atё tё lulёzoje, saqё nuk do tё pranoni “Jo”pёr pёrgjigje nga askush.

Shtëpia, banesa juaj, ose prona të tjera që i zotёroni ose i keni me qera, do  tё jenё objekt i vëmendjes tuaj gjatё Hënës sё Plotë tё 6 Nëntorit. Kjo Hënë e Plotë është e mbushur me ëmbëlsi: me mbështetjen e Marsit, Plutonit dhe Neptunit, çdo plan qё ju keni patur për të përmirësuar situatën tuaj të strehimit ose pamjen e jashtme/dekorin, do të arrijё në një përfundim të kёnaqshёm tani. Përfshirja e Neptunit sugjeron se ju mund të gjeni fonde për të bërë disa përditësime të vogla artistike që do të japin rezultate të mëdha. Karriera juaj intensive ju ka mbajtur larg shtёpisё apo nevojave familjare. Megjithatë, këtë herë, afër datёs 6 nëntor, ju do ta ktheni vёmendjen drejt shtёpisё dhe do tё keni rezultate të shkëlqyera.

Pavarësisht tonit të ngrohtë dhe inkurajues tё nëntorit, ju do të kaloni një ditë potencialisht shqetësuese, mё 12 nëntor, kur Marsi do të jetë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me sundimtarin tuaj, Uranin. Kini kujdes se çfarë thoni gjatё kёsaj dite, pasi vёshtirёsia duket se do tё jetё ne sektorin tuaj të komunikimit. Siç thuhet zakonisht, pasi fjala del nga goja, e merr era dhe nuk e kthen dot mё mbrapsht.

Miq të rinj dhe bashkëpunëtorё tё mundshem kane pёr tё ardhur nё jetёn tuaj,  si rezultat i Hënës së Re,mё 22 nëntor. Kjo do të pёrkojё me ditёt tuaj tё pushimeve, kёshtu qё brenda një jave, ju mund të lidheni me shumë miq të pranishëm dhe të ftuar nё festat ku zakonisht takohen njerëzit e rinj . Ujorёt dihet se kanё më shumë shokё se çdo shenjë tjetër, por gjithashtu dihet se ata kane shumё pak miq në rrethin e tyre tё ngushtё. Kjo është mënyra sesi ju i menaxhoni miqёsitё, duke patur një numër të madh miqsh dhe duke mos u bёrё transparent para tyre.

Ju gjithashtu njiheni si individ qё tёrhiqeni nga bamirësitё,cёshtjet humanitare, apo projektet e komunitetit, sepse ju jeni gjithmonë në kёrkim për tё gjetur mёnyra për të ndihmuar personat e neglizhuar, tё margjinalizuar, ose ata persona të cilët janё trajtuar në mënyrë të padrejtë nga shoqëria. Ju mund të gjeni një mënyrë për të ndihmuar kauzen tuaj tё preferuar, pssi tё shfaqet Hëna e Re dhe të tjerët do të jenë mirënjohës për udhëheqjen tuaj gjithё pasion.

Muaji i ardhshëm mund të jetë një muaj edhe më i mirё pёr sektorin e dashurisё, sepse Marsi do tё jetё në shenjёn e Ujorit, qё prej datёs 4 dhjetor, qё do tё bёjё qё ju tё shkёlqeni dhe tё jeni shumё e kёrkuar nga gjinia tjetёr. Megjithatё, Hёna e Re mё 22 Nёntor, do tё punojё shumё pёr ju, qё tju sjellё nё kontakt me persona tё tjerё tё rinj dhe nё qoft

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë