Humbi garën presidenciale me të, Hillary Clinton boton ese me kritika për Trumpin
Komentet e saj vijnë në kohën kur kandidatët dhe partitë politike po bëjnë fushatë për zgjedhjet për Kongres, që do të mbahen në nëntor.
Hillary Clinton, e cila ka humbur zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, përballë Donald Trumpit, tha se demokracia amerikane është në krizë dhe fajësoi presidentin Trump për, siç tha, "korrupsion të jashtëzakonshëm" dhe "politika ndarëse" me "motive racore".
Komentet e Clintonit, ish-sekretare e shtetit, të bëra në një ese, janë ndoshta të pashembullta në politikën amerikane.
As Trump, as Shtëpia e Bardhë nuk i komentuan ende.
Gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Trump ka thënë se Clinton duhet të hetohet për krime të ndryshme - diçka që është shumë e pazakontë për një fitues të zgjedhjeve.
Clinton tha se pas zgjedhjeve të vitit 2016, ajo u ka bërë thirrje mbështetësve që t'i japin Trumpit një shans për të udhëhequr.
"Shpresoja që frika ime për të ardhmen është e fryrë. Nuk ka qenë", tha Clinton në esenë e publikuar në ueb-faqen e revistës Atlantic.
"Demokracia jonë tani është në krizë", tha ajo.
"Trump nuk pretendon t'i japë përparësi të mirës publike para interesave të tij personalë apo politikë. Ai nuk duket se e kupton se nëpunësit publikë duhet t'i shërbejnë publikut dhe jo e kundërta", tha Clinton.
Komentet e saj vijnë në kohën kur kandidatët dhe partitë politike po bëjnë fushatë për zgjedhjet për Kongres, që do të mbahen në nëntor.
Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, ka nisur po ashtu të mbajë fjalime në mbështetje të kandidatëve demokratë dhe të dënojë politikat e Trumpit.
Është e pazakontë që ish-presidenti i SHBA-së të kritikojë publikisht një pasardhës./REL
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
20.7%
-
Jo
73.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 256
Lajme të tjera
-
Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti në SHBA
16 Prill, 08:27
-
Clinton thotë se Kosova ka arritur “përparim të rëndësishëm” drejt barazisë gjinore
15 Prill, 12:31
-
Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie
13 Prill, 08:21
-
Anketa: Amerikanët mendojnë se Biden dhe Trump më shumë kanë dëmtuar se sa kanë ndihmuar vendin, por për arsye të ndryshme
12 Prill, 18:03
-
Ish kryefinancieri i Organizatës Trump dënohet me 5 muaj burg për dëshmi të rreme
10 Prill, 20:24
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Ideja e Trump për heqje dorë nga territoret tona, primitive
10 Prill, 15:40
-
Trump poston reklamën e çuditshme nga eklipsi i plotë diellor për fushatën e tij
9 Prill, 12:41
-
Trump, ja plani sekret për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë ‘për 24 orë’
8 Prill, 13:39
-
Ish bashkëpunëtorët e Donald Trump-it kundër kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë
5 Prill, 22:51
-
Biden dhe Trump synojnë të tërheqin votuesit afro-amerikanë në shtetet kyçe
5 Prill, 20:10
-
A ka Donald Trumpi imunitet presidencial?
4 Prill, 21:43
-
'Kanë pamje nga vilat e Trampit', çmenduria në Vlorë, rriten deri në 200 euro për m2 banesat nga ku shihet Sazani
4 Prill, 19:59
Vetem propagandistet publikojne foto ku buzeqesh HRC (Clinton), ajo se shpejti do te burgoset, per krimet qe ka bere me Bill-in permes Clinton-Fondation !!! Thjesht e pabesueshe, se sa njerze jan ende ne gjume te thelle !!! Kete e "quaj zhurnalizem" i lire !!!
Përgjigju