Humbi “rusët”, por fitoi Monikën dhe Fatmirin

Humbi “rusët”, por fitoi Monikën dhe Fatmirin

Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu

Lulzim Basha, ishte i vetmi “opozitar” që nuk ka nxjerrë një fjalë (jo fjali) të vetme për të komemtuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Tirana, ashtu siç bënë pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s. E vetmja gjë që ka bërë opozitari Basha këto ditë kanë qenë takime të ngjeshura ndoshta të paplanifikuara me aleatë dhe .. studentë.

Ai dje është parë në mes dy “miqve” të tij Monikës dhe Fatmirit, (pas një heshtje të gjatë mes tyre) në një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar, duke u treguar atyre akoma përralla me “qeveri të korruptuar, kryeministër të kamufluar, gjendje të rëndë ekonomike” dhe lloj-lloj broçkulla të tilla.

Lulzimi ka folur çuditërisht qetësisht para deputetëve dhe sekretarëve të tij, u ka parashtruar atyre “situatën e fundit politike dhe ekonomike” të vendit, gjendjen e “mjerueshme” me të cilën po përballen shqiptarët, u ka folur atyre për rrugën e Kombit (jo për 230 milion eurot) për taksën e re, dhe të tjera gjëra. Pas çdo fjalie Lulzimi merrte një tundje koke (aprovuese) nga Monika dhe Fatmiri, dy miqtë” e tij të “vjetër” edhe ata të sikletosur ashtu si edhe ai për hallet e popullit.

Takimin me deputetët e tij dhe kolegët e tij opozitarë Lulzim Basha e ka vazhduar dhe e ka mbyllur me akuzat standarde ndaj qeverisë dhe thirrjen e tij për shqiptarët, për tu ngritur “kundër skamjes, korrupsionit, dhe oligarkisë”.

Në takimin me deputetët dhe “frontin opozitar” Lulzimi ka ndarë edhe shqetësime të tjera, që lidhen me demaskimin dhe ndëshkimin ligjor ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, duke hedhur mendimin se “ata janë viktimat e Ramës, ata janë të pasur me para të ligjshme, por qeveria kërkon tua marrë”. Mbrotja që kjo opozitë qesharake po u bën të (vetë) përjashtuarve nga organet e drejtësisë si shkak i zbatimit të Vettingut, dhe mbajtja e rradhëve bashkuar rreth njëri-tjetrit, tregon ndoshta frikën e madhe të rihapjes së dosjeve të tjera, e atyre dosjeve që as u hetuan dhe as u gjykuan ndonjëherë nga ata që sot po largohen me turp nga drejtësia.

Por Lulzimi Monika dhe Fatmiri, e kanë një hall të madh, ata janë shumë më të shqetësuar se kurrë, pasi Arta Marku ka lëshuar qarkoren në projkuroritë e rretheve “të rihapen dosjet e vjetra”. Kjo për Lulin, Monikën dhe Fatmirin, do të thotë rihapje të dosjeve të mbyllura nga xhambazët e drejtësisë, do të thotë rihapje e dosjeve të miliona eurove të abuzuara dhe zhvatura, do të thotë rihapje e dosjes së Gërdecit, do të thotë rihapje e hetimeve për gjithë pasuritë marramendëse të atyre që në 20 vjet ishin në pushtet dhe që sot janë sheikët e Shqiperisë.

Lul, ka mbledhur dje edhe studentët, u ka folur edhe atyre mbi situatën politike dhe ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi, u ka treguar edhe atyre përralla me “korrupsion, trafiqe, drogë”, u ka folur për taksën e re të rrugës Kombit, si dhe nuk ka munguar tu tregojë atyre projektin më të fundit të Partisë Demokratike “për ribashkimin dhe transformimin e partisë, për thithjen e të rinjve në parti, për ta kthyer partinë në parti vlerash dhe standarde europiane”.

Takimet e ngjeshura të Lulzimit me deputetët dhe studentët, ishin më tepër mbledhje të sikletosura dhe të djersitura, dhe se nuk prodhuan asnjë rezultat konkret që ja vlente të diskutohej. Pra Lulzimi, pasi u mbushi mëndjen Monikës dhe Fatmirit ti kishte në krah, thirri me urgjencë sekretarët dhe deputetët, u mbajti një fjalim me tone  dëshpëruese, pastaj kaloi tek takimi me studentët, u foli edhe atyre mbi “varfërinë, taksën e re të rrugës Kombit, mbi hapjen e madhe të PD, mbi afrimin e tyre në këtë parti sepse tash e tutje ajo do të bëhet me rregulla europiane” dhe kaq. Gënje studentët, se ndoshta të besojnë, dhe budalleps edhe më tepër deputetët e listës, se ndoshta nuk të dëgjojnë.

Nuk dëgjojnë sepse ata tani e njohin mirë kryetarin e tyre, i njohin mirë edhe hallet dhe problemet e tij, të vjetra dhe të reja. I zënë në kurth me “paratë e lobimit”, ndoshta Lulzimi ka menduar se “humba me rusët, tani të rifitoj Monikën dhe Fatmirin, sepse më duhet të jem patjetër kryetar opozite edhe për disa muaj”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dridhe Like: 29/03/2018 11:41

    Me keta injorante PD & LSI do rrijne gjate ne opozite

    Përgjigju
  • opinion.: 28/03/2018 19:53

    Basha " humbi ruset se kurre ska pas lidhje me ruset. poe edicrama me ps fituan 613 kg vitamina nga kolumbia,dhe se shpejti,fitojn buleten gratis e gjithe ps per drejte guantamo cuba per multi trafik internacional droge.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 28/03/2018 18:21

    Po Lulaqi eshte bajge e e Berishes. Po nuk jashtqiti largqofti Berishe nuk mban ere Lulaqi.

    Përgjigju
  • Mati: 28/03/2018 14:12

    Nuk besoj se, Basha i humb ruset te cileve ju shrben dhe nga te clet eshte i paguar per sherbimin, besoj plotesisht qe Monika e Mediu.bashke me Bashen, ende jane fituesit e ruseve,sepse jane perfitues nga ruset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të kalojnë kanalin La Mansh për të shkuar në Britani, humbin jetën 5 emigrantë! Mes tyre një fëmijë

Tentuan të kalojnë kanalin La Mansh për të shkuar në Britani, humbin jetën 5 emigrantë! Mes tyre një fëmijë