Humbi unazën e diamantit në tualet, 9 vite më vonë ia kthen punonjësi i bashkisë

Humbi unazën e diamantit në tualet, 9 vite më vonë ia kthen punonjësi i bashkisë

Foto Ilustruese

Paula Stanton, 60 vjeç, mori një unazë e diamanti si dhuratë për 20-vjetorin e martesës nga bashkëshorti i saj. "CNN" shkruan se 9 vite më parë, kur ajo po pastronte tualetin unaza i ra nga gishti. 60-vjeçarja nuk e kishte menduar se do ta rigjente atë dhe pse që pas humbjes së saj ndjente një boshllëk.

Bashkëshorti i saj ia bleu sërish unazën por Stanton thoshte se nuk ishte e njëjta gjë.  2 vite më parë ajo kishte biseduar me Ted Gogol, punonjës i Departamentit të Punëve Publike të Somers Point. Ai e gjeti unazën muajin e kaluar ndërkohë që ishte duke punuar në një tub rreth 400 metra larg shtëpisë së Stantonit.

Stantoni nuk mundi t’i besonte syve kur pa shënimin në derën e saj nga departamenti I punëve publike. Kur Ted i solli unazën ajo i tha: "Ju jeni si një engjëll i Krishtlindjeve"

Paula Stanton 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €