Humbja e finales së Champions, Klopp s'e fsheh zhgënjimin: Dëmtimi i Salah na preu 'krahët'

Humbja e finales së Champions, Klopp s'e fsheh zhgënjimin: Dëmtimi i Salah na preu 'krahët'

Jurgen Klopp i shmanget trofeut të Champions League

Liverpool nuk arriti të fitojë trofeun e Champions League, duke u dorëzuar në hapin e fundit, në finalen e Kievit, ku u mund 3-1 nga Real Madridi.

Një mallkim që vazhdon për trajnerin Jurgen Klopp, që rrëfen këtë dështim: “Dëmtimi i Salah është serioz, ishte një ngjarje që na tronditi të gjithëve, i preu krahët ekipit. Pjesën e parë të ndeshjes e luajtëm mirë, patëm edhe raste shënimi. Megjithatë, asnjë nuk do të flasë se përse u mundëm, pasi të gjithë do të flasin për festën e Realit”, tha trajneri gjerman i “reds”.

Duke folur për gafat e portierit Karius, trajneri Klopp shprehet: “Pësuam disa gola qesharakë, ndërsa ai me roveshatë ishte fantastik. Në futboll duhet edhe fat për të fituar, por në këtë finale nuk e patëm me vete, madje e patëm kundër. Po luanim ashtu si ne dimë, por më pas rrjedha e lojës mori një rrugë tjetër, me fatin që na u përplas kundër. Donim të merrnim gjithçka në këtë finale, por për fat të keq nuk morëm asgjë”. 

Kjo është finalja e dytë e Champions që Jurgen Klopp nuk arrin ta fitojë. Në 2013-ën ai çoi Borussia Dortmund-in në finalen e Wembly-t, por trofeun e ngriti Bayern Munchen. Ndërsa dy vite më parë, Liverpool gjithashtu nën drejtimin e trajnerit gjerman nuk arriti të fitojë as Europa League përballë spanjollëve të Sevilla-s. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë