Humus dhe ushqyes për lule të shëndetshme/ Megatek ju prezanton produkte me cilësi

Humus dhe ushqyes për lule të shëndetshme/ Megatek ju prezanton produkte me cilësi

Pranvera ka ardhur, e për të ndierë  gjithë gjallërinë e saj në ambientet tuaja, Megatek ka sjellë për ju një gamë shumë të gjerë me artikuj kopshtarie. Midis të tjerash këtë herë do sygjeronim vazot, humusin si dhe ushqyesit e pesticidet për bimet.

Lulet kanë nevojë për fertilizim për shkak se dheu nuk mund të ofrojë ushqyesit themelorë që kërkohen për rritjen optimale të  tyre.

Duke fertilizuar kopshtin tuaj, ju rimbushni dheun me materiet ushqyese të humbura dhe siguroni që lulet të kenë ushqimin që atyre iu nevojitet për të lulëzuar.

Në Megatek do të gjeni Humus Flortis – një nga brandet më të njohura në llojin e vet, me vlera të larta ushqyese, produkte të certifikuara sipas standartit të cilësisë.

Përmbajtja e humusit mundëson  një aktivitet më të mirë mikrobiologjik në dheun që mbjell lule.

Për të eliminuar pamjen e pakëndshme që ofrohet në bahçen ose ballkonin e shtëpisë tënde kur insektet, kërmijtë e buburrecat t’i kanë ngrënë gjysmat e bimëve, Megatek ofron pesticide Flortis – një nga brandet më të njohura në llojin e tij, biologjike që nuk lënë mbetje.

Pesticidet janë të thjeshta në përdorim dhe  ofrohen të gatshme, pa qenë nevoja për përzierje.

Për zgjedhjen e një vazoje të bukur dhe të përshtatme me hapësirat e ballkonit apo kopshtit ku do të mbillni lulet,  ka menduar Megatek.

Në hipermarketin Megatek do të gjeni, vazo plastike, qeramike, metalike, druri dhe xhami të përmasave të ndryshme.

Ato që bëjnë veçantinë e gamës së produkteve që ofron Megatek janë, trendi, çmimi dhe cilësia.

Modeli Vazo Plastike

Design Italian dhe shumëllojshmëri ngjyrash dhe Design nga klasikja tek modernja, rezistente ndaj rrezeve ultra violet, sistem vetë ujitës, model me varje në mure, modele me ndriçim.

Modeli Vazo Qeramike

Vazo të brendshme qeramike kanë larmishmëri ngjyrash dhe modelesh, Design të inspiruar nga Toskana dhe Greqia e Lashtë. Vazo për ambient të jashtëm Qeramike, janë rezistente ndaj ngricave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet