I bastiset shtëpia dhe i sekuestrohen armë e plumba, arrestohet mjeku i famshëm popullor në Kosovë

I bastiset shtëpia dhe i sekuestrohen armë e plumba, arrestohet mjeku i famshëm popullor në Kosovë

Mjeku popullor, Hysri Peqani

Policia e Kosovës ka arrestuar një mjek popullor në Prizren nën akuzën e mashtrimit, armëmbajtjes pa leje dhe ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore. I vendosuri në pranga është Hysri Peqani, i njohur ndryshe si Burdushi.

Sipas gazetës kosovare "Express", Peqani është një nga njerëzit më të famshëm në Kosovë. Për të shkruhet se bënte magji të forta që kishin ndikim tek qytetarë të shumtë. Nën akuzën për katër veprimtari të jashtëligjshme, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, nga ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, plumba, para, CD, celularë, vula, si dhe tri makina. Po e njëjta gazetë ka publikuar edhe pamjet përgjatë arrestimit të Peqanit në shtëpinë e tij.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprimtaritë e jashtëligjshme mund t’i kushtojnë Peqanit të paktën 12 vjet burg.

Moment i shkëputur nga arrestimi i Hysri Peqanit
Materialet e sekuestruara të Hysri Peqanit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin