'I bëjmë hyzmet makinës dy herë në vit', Rama bën check-upin, ndan me mjekët thënien e profesorit të tij

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun një nga qendrat shëndetësore ku bëhet check-upi falas.

Gjatë inspektimeve, Rama i është nënshtruar vetë një kontrolli, ndërsa mjekët prezentë dhe ministja Manastirliu i shpjegonin procedurën që ndiqjej. Teksa po i kryheshin testet, Rama ka kujtuar edhe një thënie të një profesorit të tij, i cili thoshte se shqiptarët më shumë kujdeseshin për makinat sesa për shëndetin e tyre.    

Është gjë e mirë që kanë filluar të vijnë vetë. Ka mijëra njerëz që shpëtohen nga komplikacionet. Jashtë është edukative, nuk të marrin në punë po nuk more check-upin. Kjo gjë në Shqipëri ka filluar të kthehet në kulturë. Jemi i vetmi vend që ska asnjë lloj regjistri t’i ardhur në ndihmë njerëzve. E thotë bukur një profesori im i sportit, ne i bëjmë hyzmet dy herë në vit makinës, po jo makinës që na mban gjallë.

Edi  Rama, kryeministër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 27/10/2018 09:10

    Ngelet Turqi o njerëz. Hyzmeti thot Kryeministri i vendit, harron që duhet të japi i pari shembullin për gjuhë të pastër Shqipe dhe jo turqizma.

    Përgjigju
  • Koli: 18/10/2018 17:04

    E vërtet . Fiks dorën në plag. Edo këtë gjë e bën treçereku që kan makina këtu , ene un një si ato jam. Ky është realiteti, mangësi kulture.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh