I bie xhekpoti i Vitit të Ri në Mbretërinë e Bashkuar, britaniku fiton shorteun 115 milionë paund

I bie xhekpoti i Vitit të Ri në Mbretërinë e Bashkuar, britaniku fiton shorteun 115 milionë paund

Biletat e shorteut Euro Millions, që luhet në Britaninë e Madhe

Një fitues me fat britanik ka arritur të fitojë çmimin e madh prej 115 milionë paundë (mbi 127 milioë euro)  në lotar në Euromillions më rastin e shorteut të hedhur për Vitin e Ri.

Fituesi i biletave përmes kombinimit të disa numrave është bërë fituesi i katërt më i madh i llotarisë në vend duke festuar ardhjen e vitit 2019 me nje shumë prej 115 milionë paund.

Gjithashtu pas fitore së Jackpotit 10 persona të tjerë  u bënë milionerë pasi fituan në barazimin e Vitit të Ri.

Organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të kontrollojnë numrat e tyre.

Numrat fitues ishin 1, 8, 11, 25 dhe 28 dhe numrat fitues EuroMillions Lucky Star ishin 04 dhe 06.Ky është çmimi i katërt më i lartë fituar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndjek fitimin e 76 milionë sterlinash nga një murator Andreë Clark nga Boston, Lincolnshire, i cili  u zbulua muajin e kaluar, transmeton BBC.

Video nga shorteu i hedhur i jacpot Euromillions në Britaninë e Madhe

Fitorja më e madhe në një lotari në historinë e Mbretërisë shkoi në vitin 2011 tek bashkëshortët Chris dhe Colin Weir, nga Ayrshire Verior, që fituan jackpotin prej 161 milionë sterlinda në EuroMillions.

EuroMillions luhet prej disa vitesh në nëntë vende kryesore Britania e Madhe, Austria, Belgjika, Franca, Republika Irlandeze, Luksemburgu, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula