I dënuar me 8 vite burg, kapet 43-vjeçari nga Mati i shpallur në kërkim (EMRI)

I dënuar me 8 vite burg, kapet 43-vjeçari nga Mati i shpallur në kërkim (EMRI)

Alban Gjegji

MAT- Pas publikimit të fotove të personave në kërkim nga Policia është bërë i mundur ndalimi i Alban Gjegjit. 43-vjeçari u arrestua në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë duke u dënuar me 8 vjet burg.

Pasi gjykata e nxorri nga qelia në “arrest shtëpie” Alban Gjegji u arratis pak ditë pas vendimit të gjykatës. Për shkak të krimeve të kryera, Gjegji ishte pjesë e listës 22 të kërkuarve në listën e qarkut të Dibrës të publikuar më 18 nëntor. (LEXO KËTU)

Për më shumë detaje lidhur me arrestimin e tij të bujshëm të Gjegjit në kullën e prindërve të tij (SHIKO KËTU)

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat 

Publikimi i personave në kërkim nga Policia, bie në pranga një prej të kërkuarve falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.

Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal “ “ Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas i dënuar me 8 vite burgim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve, të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë , e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”, “ Kultivim i bimëve narkotike ”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet