I dënuar me 22 vite burg në Itali për trafik kanabisi, arrestohet në Lezhë 38-vjeçari

I dënuar me 22 vite burg në Itali për trafik kanabisi, arrestohet në Lezhë 38-vjeçari

Foto ilustruese

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore. I dënuar me 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences, kapet dhe ndalohet nga forcat policore të Lezhës një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në prangat e policisë ka rënë A.A 38 vjeç, banues në Malbardhë - Kurbin.  

Për këtë shtetas, Gjykata e Firences Itali, me vendimin SIEP 503/2015, e ka dënuar me 22 vite burg për veprën penale "Trafik droge" parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Italian dhe nenet 73 dhe 74 të ligjit mbi " Drogat". Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

I dënuar me 4.8 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 56-vjeçari
Arrestohet në Tiranë një i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik kanabisi. R.H, 56-vjeç është ndaluar një ditë më parë në kryeqytet pasi ndaj tij rëndon një dënim me 4.8 vite burg nga Gjykata e Torinos/Itali.

Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Italisë për shlyer dënimin. 

Njoftimi i policisë:
Më datë 31.05.2018, Specialistët e Narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin në kërkim ndërkombëtar:
R. H., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 4 vite, 8 muaj e 4 ditë burg, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe “Pjesëmarrje në grup ndërkombëtar kriminal që ka si qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 73, 72 të ligjit kundër drogës nr. 309/1990 dhe neni 110 të Kodit Penal Italian.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Zyra e Interpolit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gent: 02/06/2018 00:56

    Po vellai i xhafes e ca te tjere pse nuk i ekstraduan keta trimat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor