I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe përdhunim, arrestohet në Durrës 46-vjeçari me dy emra

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe përdhunim, arrestohet në Durrës 46-vjeçari me dy emra

Foto ilustruese

DURRËS - Arrestohet në Durrës një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në prangat e policisë ra Ermal Daci 46-vjeç i cili njihej edhe si Alberto Daci. Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni":, " Rrëmbim personi" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë". 

Gjykata e Napolit në Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg. Daci u identifikua si person në kërkim ndërkombëtar gjatë kontrollit të dokumenteve të pasagjerëve në hyrje të Portit të Durrësit, ndërsa menjëherë u arrestua. Pritet që 46-vjeçari t'i dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë kontrolllit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• Ermal (Alberto) Daci 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni":, " Rrëmbim personi" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë", parashikuar në nenet 61, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët