I arratisur për t'i shpëtuar burgut në Maqedoni, Gruevski filmohet duke drekuar në Budapest (VIDEO)

Mediat hungareze kanë nxjerrë krahas fotografisë që po qarkullon në rrjet, edhe një video ku duket Nikolla Gruevski teksa drekon në një restorant në Budapest.

Në video shihet se gazetari ndonëse përpiqet të komunikojë me ish-kryeministrin maqedonas nuk merr asnjë përgjigje nga ai, pasi largohet menjëherë me një makinë që e priste jashtë restorantit.

 Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski mendohet se përpara se të arratisej nga Maqedonia, ka kërkuar ndihmë nga figura të rëndësishme të Bashkimit Europian, për të shmangur dënimin e tij me dy vite burg për blerjen e një "Mercedesi" të blinduar 700 mijë euro në shkelje me procedurat ligjore. Letra e tij mendohet të jetë shkruar më 16 tetor, përpara se të arratisej përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë për në Hungari, ku edhe ka aplikuar për azil politik, të cilën e ka fituar tashmë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës