I dënuari për korrupsion, zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

I dënuari për korrupsion, zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese në  Kosovë

Gjykata Kushtetuese në Kosovë

Parlamenti i Kosovës ka zgjedhur anëtarin më të ri të gjykatës kushtetuese Radomir Laban të votuar me 71 vota si përfaqësues i komunitetit serb në Kosovë.

Sipas, autoriteteve në Serbi, Radomir Laban është dënuar në vitin 2012 me gjashte vjet heqje lirie, si pjesë e një grupi të akuzuar për kontrabandë në miliona euro.

Radimir Laban, ishte propozuar për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Lista Serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës. Zyrtarët e kësaj liste nuk e kanë komentuar situatën e krijuar pas votimit, që nxori në shesh edhe të kaluarën e të propozuarit të tyre, raporton VoA.

Reagime të ashpra ka pasur organizatat për të drejtat e njeriut në Kosove , të cilat kanë dënuar qëndrimin e parlamentit në Kosovë, për serbin i cili iu shmang dënimit për korrupsion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)