I dha lamtumirën kombëtares 
mesazhi i Canës: Mirënjohje!

I dha lamtumirën kombëtares <br />mesazhi i Canës: Mirënjohje!<br>
Ish-kapiteni legjendar Lorik Cana i dha lamtumirën kombëtares kuqezi përmes një ceremonie të veçantë në stadiumin "Loro Boriçi" në prag të ndeshjes me Italinë. Të gjithë tifozët mbanin veshur fanellën me numër 5 të Lorikut, ndërsa me lot në sy gjakovari shkelmoi për herë të fundit topin në tapein e blertë. 

Ndërkohë, këtë të martë Cana ka gjetur kohë për të postuar një mesazh falënderues për të gjithë shqiptarët në faqen zyrtare të “Facebook”. Ja çfarë shkruan 34-vjeçari nga Gjakova:

POSTIMI

Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekulluëshme, miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje. Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve.

Me respekt, 
I Juaji Loriku

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë