Eksplozivi motrës së ish-gjyqtarit Fatos Lulo, ish-deputeti socialist: Mos i bini kot në qafë

Eksplozivi motrës së ish-gjyqtarit Fatos Lulo, ish-deputeti socialist: Mos i bini kot në qafë

Ish-deputeti i PS, Piro Lutaj

Pas një shpërthimi me eksploziv të ndodhur në dyqanin e Drita Lulos, motrës së ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, një reagim ka ardhur nga ish-deputeti socialist Piro Lutaj. Me anë të një statusi në Facebook, ai shkruan se nuk duhet t’i biem më qafë të motrës pasi njeriu i lig ishte ish-gjyqtari Lulo.

Fatos Lulo, ishte jo vetëm mashtrues, por edhe një njeri me plot kuptimin e fjalës, i lig. Harram, gjithçka ka përfituar prej ligësisë së tij dhe poshtërimit që i ka bërë funksionit të lartë që mbante. Mos i bini kot në qafë të motrës!!!

Piro Lutaj, ish-deputet i PS-së

Në raportin e dorëzuar në KPK, thuhej ish-gjyqtari kishte me kontratë dhurimi nga e motra e tij, Drita Lulo, një apartament tek “Rruga e Durrësit” dhe një zyrë, me vlerë rreth 100 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2006, ajo i kishte dhënë Fatos Lulos rreth 200 mijë dollarë. Report Tv ka mësuar se Drita Lulo është një biznesmene në fushën e ndërtimit dhe hidrocentraleve, e cila zotëron tre kompani që rezultojnë të mbyllura sipas QKR-së. 


Lajmi kryesor:

Kush është Drita Lulo, motra që i dhuroi vëllait gjyqtar 450 mijë $


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë