POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'I forti nuk fiton, ai që fiton është i fortë', edhe pse me Italinë, Rama poston Beckenbauer-in (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe Franz Anton Beckenbauer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar me traditën e postimit të personazheve me peshë në histori.

Kësaj here në rrjetin e tij social Instagram, Rama ka postuar një video të shkurtër për ish-futbollistin e Kombëtares Gjermane, Franz Anton Beckenbauer.

Kjo me rastin e 73-vjetorit të gjermanit. Beckenbauer ndihmoi Gjermaninë të fitonte çdo trofe të madh ndërkombëtar gjatë karrierës së tij, duke marrë edhe pseudonimin “Perandori”.

Në fund të videos, Rama ka zgjedhur të përmendë edhe një prej shprehjeve të tij më të famshme.

I forti nuk fiton, ai që fiton është i fortë.

Franz Anton Beckenbauer

Ajo që vlen për t'u përmendur është se kryeministri Rama është një tifoz i zjarrtë i Italisë dhe skuadrës së Juventusit. Vetëm pak kohë më parë ai u ftua nga vetë presidenti i klubit, Agnelli për të ndjekur një ndeshje në stadium.

ke.mu./b.ha.
Komento