I keni vënë re njerëzit e punës?
A keni rreth jush njerëz të përkushtuar dhe plot pasion në profesionin që kanë? A ndaloni një çast t'i vëzhgoni? Janë të përthithur nga ajo që bëjnë dhe gjithçka rreth e rrotull është e rëndësisë së dytë. Duken si fëmijë të mahnitur nga lodra e tyre
Foto ilustruese
A keni rreth jush njerëz të përkushtuar dhe plot pasion në profesionin që kanë? A ndaloni një çast t'i vëzhgoni? Janë të përthithur nga ajo që bëjnë dhe gjithçka rreth e rrotull është e rëndësisë së dytë. Duken si fëmijë të mahnitur nga lodra e tyre e vetme, që i lumturon.
Si e fëmijëve është dhe pastërtia e tyre dhe distanca nga vorbulla e energjive pozitive dhe negative, që me ashpërsi përplasen përditë në një vend. Nuk dinë çfarë tha ky apo ai politikan, nuk e kanë idenë si vishet e sa kilogramë ka rënë ajo apo ai djalë i spektakleve e i kronikës rozë. Ata janë neutralë. Nuk kanë kohë të merren me jetën e të tjerëve, jo se nuk duan, por sepse kanë brenda një pasion kaq të madh sa i mban të impenjuar nga mëngjesi në darkë.
Pastaj, nëse kanë kohë të lirë, preferojnë ta kalojnë në natyrë apo në vende që mbajnë Art. Kur qëllojnë në tavolina të mëdha familjare, kolegësh apo aktivitetesh, rrinë të heshtur, vetëm dëgjojnë. Nuk e ngrenë kurrë zërin, nuk duan të bien në sy, nuk imponohen për atë "që nuk janë kompetentë". Ata janë në një paqe të dukshme. "Kur ju punoni, jeni një flaut që përmes shpirtit të tij transformon në muzikë përshperitjet e jetës", thotë Profeti në kryeveprën e Khalil Gibranit.
Kur në një vend ka shumë njerëz të punës, ajri është më i lehtë, dufet ndjehen më pak, mirëqenia e përgjithshme është ngjitëse. E kundërta perceptohet nëse në një shoqëri ka tepër njerëz që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë kot. Çfarë mund të thonë të ulur për orë e orë në kafe të rinj e njerëz në moshë të pasioneve krijuese? Përsëri Profeti: "Të punosh me dashuri është si të endësh një pëlhurë me fijet e zemrës, që më pas do ta veshë njeriu juaj më i dashur". E pra, mes nesh, ka ende pak njerëz të punës. Ata janë të rrallë. Duhen admiruar e vlerësuar.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 4007
Lajme të tjera
-
Zaloshnja: 465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023-shit, 26% më pak se në fund të 2021-shit
27 Mars, 16:38
-
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet
15 Mars, 07:17
-
Ngacmimet seksuale në punë në Shqipëri, të përhapura dhe pak të denoncuara
4 Mars, 21:37
-
Punoni katër ditë, paguheni për pesë
2 Shkurt, 11:25
-
Vetëm 4 ditë punë, projekti që po ndërmerr ky vend për të rritur produktivitetin e punonjësve
17 Janar, 15:57
-
Elbasan/ 61 vjeçari bie nga lartësia duke punuar, nën hetim administratori i biznesit
15 Janar, 15:25
-
Shqipëria preferohet nga nomadët digjitalë: Taksa të ulëta! Çifti italian, Alesia dhe Matteo prej 5 muajsh punë online: Kemi krijuar klientë këtu
14 Janar, 15:27
-
Biznesi i ‘etur’ për punonjës! Viti 2024 nis me 5500 vende të lira pune, fluks kërkesash për specialist IT, zanatçinj, mësues, mjekë e persona të pakualifikuar
6 Janar, 22:01
-
10 punët më të paguara që nuk kërkojnë diplomë
30 Dhjetor 2023, 09:01
-
Katër mënyra për të 'mbijetuar' një mjedis toksik pune
19 Dhjetor 2023, 16:33
-
Në 2022, më pak të punësuar me pagë, u rrit vetëpunësimi! INSTAT: Vitin e kaluar informaliteti në tregun e punës arriti 28%
5 Dhjetor 2023, 16:01
-
Jeni në kërkim të një pune? Njihuni me profesionet që do të jenë shumë të kërkuara në vitin 2024
4 Dhjetor 2023, 08:40