I meshkujve apo i femrave? Studiuesit tregojnë se truri i kujt është më aktiv

I meshkujve apo i femrave? Studiuesit tregojnë se truri i kujt është më aktiv

Foto Ilustruese

Truri është pjesa komanduese e trupit të njeriut dhe aty fillon gjithçka. Sipas një studimi të fundit, truri i femrave është më aktiv në shumë zona sesa truri i meshkujve. Kjo shpjegon edhe faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia, çrregullimet e ushqimit dhe Alzheimeri.

Sipas BBC, studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ku janë krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe kanë analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës. Studimi i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës apo bashkëpunimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Kërkuan të anulohej votimi se ishin në tualet’, Salianji: PS po bllokon punën, morën topin në dorë e ikën si kalamaj

‘Kërkuan të anulohej votimi se ishin në tualet’, Salianji: PS po bllokon punën, morën topin në dorë e ikën si kalamaj