“I pashë që kapardiseshin nëpër ministrira”, Aurela Gaçe tregon si u zhgënjye nga studentët protestues

“I pashë që kapardiseshin nëpër ministrira”, Aurela Gaçe tregon si u zhgënjye nga studentët protestues

Aurela Gaçe

Prej 14 ditësh kryefjala e vendit është protesta e studentëve dhe kërkesat që ata i kanë parashtruar kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me këtë çështje ka dhënë mendimin e saj edhe këngëtarja Aurela Gaçe e cila ka rrëfyer se si është zhgënjyer nga protestuesit e dikurshëm.

Këngëtarja komentoi krahas një videoje që ka publikuar blogeri Olti Curri në Instagram, ku shihen studentë nga e gjithë bota që mbështesin me pankarta studentët shqiptarë. “Shumë emocionuese. Uroj që të mos përfitojë askush me kauzën e me ata studentë që dalin me të vërtetë për të drejtat e tyre. E them këtë, sepse historia përsëritet. Ata që luftojnë për të drejtat, mbase marrin diçka, ndërkohë që të tjerët fitojnë shumë.

Një herë, pa asnjë bindje politike, u përfshiva me disa studentë të Akademisë së Arteve, e ciç ishin në mësim, e lamë dhe u bashkuam me të tjerë. Unë isha shumë naive të besoja se ata që ishin në krye të studentëve kërkonin disa të drejta të studentëve...

Pas disa muajsh, i pashë ata që më kapardiseshin nëpër ministrira, kishin zënë karriget. Zhgënjimi i madh për shpirtin tim. Uroj që të mos u ndodhë kjo gjë atyre që besojnë tek e drejta për të arritur rezultate në shkollë...” – përfundon Gaçe.

Komenti i Aurela Gaçes në postimin e Olti Currit

Ditën e djeshme reagoi edhe reperi Noizy në lidhje me protestën e studentëve, i cili u sugjeroi të dialogonin me kryeministrin Edi Rama. 

Sot është dita e 14-të e protestës së studentëve dhe prej 5 ditësh ajo është zhvendosur përpara Kryeministrisë. Studentët kanë parashtruar 8 kërkesa, ku përfshihet përgjysmimi i tarifave universitare dhe deri në përmirësimin e cilësisë së arsimimit publik në Shqipëri. Kryeminsitri Edi Rama u ka bërë thirrje disa herë për dialog, por kjo kërkesë është refuzuar vaszhdimisht nga studentët. Ata kërkojnë plotësimin e pikave të parashtruara pa negociata. 

Për më shumë detaje lidhur me kërkesat e studentëve dhe thirrjet për dialog të kryeministrit Rama(LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ghicago: 18/12/2018 15:41

    Piken e edukates keta jane te shtyre nga monika po cfare kusuri kane populli te bllokojn ruget te gjite keta student jane ekselan kaman stupe

    Përgjigju
  • Geri: 17/12/2018 15:53

    Ham ham ham ham

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot