I përmendin të ëmën e sëmurë nga kanceri, Fjolla shpërthen në lot

I përmendin të ëmën e sëmurë nga kanceri, Fjolla shpërthen në lot

Këngëtarja Fjolla Morina

Vetëm pak ditë më parë Fjolla Morina foli hapur për sëmundjen e mamasë së saj. Ajo u shpreh se vuan nga kanceri dhe po mundohet të rikuperohet dhe që shpreson t’ja dalë mbanë. E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja i përmendi të ëmën dhe këngëtarja shpërtheu në të qara.

Fjolla uli kokën dhe nuk po e merrte dot veten, pasi normalisht kjo është diçka shumë e dhimbshme.

“Mami im është gjithçka që kam në jetë. Kam kaluar një periudhë shumë të keqe, sepse mamin nuk e kam pasur mirë dhe shpresoj shumë që të shërohet. S’e mendoj dot jetën pa të, pasi është gjithçka për mua, me ka rritur vetëm. Babai më ka vdekur kur kam qenë shumë e vogël dhe ajo është bërë edhe nënë edhe baba për mua,”- tha Morina dhe fshiu lotët.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?