I plagosuri në ish-bllok, Ervis Martinaj del nga spitali i burgut, mbyllet në qelitë e 302-shit

Vetëm një ditë pasi e transferuan nga amjentet e spitalit Amerikan, në spitalin e Burgut pranë QSUT-së Tiranë, Ervis Martinaj, është transferuar në ambjentet e burgut 302 në Tiranë. Martinaj po qëndron në ambjentet e këtij burgu prej disa ditësh, ndërkohë që po pret të përmbushet dhe afati 30 ditor i qëndrimit në qeli, që vetë Gjykata e Tiranës ka vendosur për të. Burimet thanë se Martinaj vijon të mjekohet në ambjentet e burgut, pasi ende ka disa koplikacione me plagën që i është shkaktuar në qafë, nga goditja me pistoletë e Marviol Bilos. Transferimi i Martinaj, në ambjentet e paraburgimit 302, u realizua vetëm një ditë pasi qëndroi në spitalin e Burgut. Mjekimin Ervis Martinaj, e mer në qeli, ndërkohë që shpesh herë është vizituar në ambjentet e burgut nga doktorët e spitalit Amerikan në Tiranë.

Transferimi solli shkarkimin e Sulejmanit
Pas përplasjes së Policisë me mjekët e spitalit “Amerikan 2”, për pengesën që krijuan për transferimin e Ervis Martinajt në Spitalin e Burgut, Drejtoria e Burgjeve ka bërë kallëzim penal për spitalin. Ndërkohë nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa ka shkarkuar nga detyra shefin e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani pasi nuk zbatoi dot urdhrin e transferimit.

Zyrtarisht, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar masat e marra për pengimin e transferimit Ervis Martinit, duke konfirmuar si padinë penale ndaj spitalit ashtu edhe masat e marra ndaj punonjësve që nuk zbatuan në kohë vendimin e gjykatës. Sipas Ministrisë bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore, ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit “Amerikan 2” për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Martinaj kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, pasi mjekët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit. Policia kishte në dorë një epikrizë përcjellëse të printuar me emrat e 4 mjekëve, por që nuk kishte asnjë firmë të asnjërit nga mjekët. Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë “arrest në burg” 30 ditor për Martinajn është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi.

Humbja e ndjenjave pas goditjes me armë
Ervis Martinaj, personi që u plagos në një nga lokalet e zonës së bllokut, ka folur publikisht rreth ngjarjes se ndodhur në lokal “Metropol” në ish-bllok, të përshtjelluar nga misteri, ç’ka ka sjellë dhe ngritjen e një sërë alibive, për sa i përket motivit të kësaj ngjarje. Martinaj ka rrëfyer se është qëlluar me një plumb, pikërisht kur ka hyrë në mes dy personave që po kacafyteshin me grushta, Fabiol Gaxha dhe Marvil Bilo.

Në rëfimin e tij, Martinaj thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk është në gjendje të kujtojë se çfarë ka ndodhur, madje nuk ka qenë në gjëndje të dëgjojë krismat që kanë vijuar. Martinaj, thotë se kur është përmendur, ka shkuar tek banaku duke u zvaritur dhe aty ka parë Redi Popeskun me një shishe ëiski në dorë. I ka kërkuar ndihmë, dhe ashtu siç ishte i dehur ai e ka ndihmuar, duke e çuar deri tek taksitë, ku është nisur në spital.

Sipas Martinaj, kur ka mbëritur në spital, shikimi i tij është dobësuar,dhe gjëndja është përmirësuar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve. I plagosuri thotë se Eljon Haton, të plagosurin tjetër e ka kushëri. “Kur ka filluar debati, unë kam qënë me një gotë në dorë duke pirë bashkë me Ervin Matën. Sherri ishte mes Fabiolit dhe një personi që ishte ulur në tavolinën tjetër. Siç isha me gotë në dorë, kam hyre duke thënë “Mos, mos u zini!”, sepse kur hyra unë ata po ziheshin me grushte” - është shprehur Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli Manjani: 17/10/2018 19:16

    Duket qe eshte kot ne burg.shume engjellor duket

    Përgjigju
  • Mili: 17/10/2018 08:51

    Legen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool