POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

I rrezikohej jeta/ Shtatzëna 41-vjeçare nga Burreli transportohet me helikopter në Tiranë, lind fëmijën e tetë (VIDEO-FOTO)

Rozina Kurti, një grua 41-vjeçare nga Burreli shtatzënë me fëmijën e tetë, është transportuar me urgjencë në Tiranë me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë pas komplikacioneve shëndetësore. Ajo ishte paraqitur mëngjesin e sotëm në maternitetin e Burrelit, por mjekët vendosën dërgimin e saj drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar. Siç duket edhe në këto pamje, kur kushtet e motit kanë qenë ekstreme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë prekur edhe Matit trashësia e të cilës arrin disa centimetra, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar me urgjencë një helikopter për të transportuar shtatzënën të cilës i rrezikohej jeta.

Gruaja transportohet me helikopter drejt Tiranës

Rozina, gruaja shtatzënë nga Burreli dhe foshnja e porsalindur

Rozina është bërë nënë e fëmijës së saj të tetë (pesë djem dhe tre vajza). Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manstirliu shkruan se gruaja ka lindur në maternitetin "Koço Gliozheni" në kryeqytet fëmijën e saj të tetë. Sipas ministres, gruaja dhe foshnja e porsalindur janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

"Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare. E paraqitur me komplikacione në maternitetin e Burrelit mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit. Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të tetë. Nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë", shkruan Manastirliu. 

Postimi i Manastirliut në rrjetet sociale

l.q./b.ha.
Komento

Komente

  • Erik: 11/01/2019 14:04

    Urime, me jete te gjate bebit. Vetem baba t'i ngreje pak frenat e dores rruges, t'i jap nenes pak kohe t'u gezohet femijeve dhe vetes.

    Përgjigju
  • xreport: 11/01/2019 14:02

    bravo do maresh 320 mij lek te reja edhe rinon kombin shqiptar bravoooooo edhe me jet te gjat. tradhetaret le te plasin rrot shqiperia

    Përgjigju
  • lexuesi: 11/01/2019 13:56

    Urime nenes... femra te tilla do ta thellojne borxhin kombetar... :)

    Përgjigju
    • lexuesi: 11/01/2019 18:12

      Më fal që t'a them por je ka..ndar dhe je një planet larg nga sarkazma!

    • xreport: 11/01/2019 14:02

      ti je tradhtar