I sekuestrohen në flagrancë mbi 20 mijë euro të falsifikuara, arrestohet 37-vjeçari

I sekuestrohen në flagrancë mbi 20 mijë euro të falsifikuara, arrestohet 37-vjeçari

Paratë e falsifikuara që iu sekuestruan 37-vjeçarit ,në cilësinë e provës materiale

TIRANË-Një 37-vjeçar  është arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë në kuadër të operacionit të koduar "500", për veprën penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”. Report Tv raporton se bëhet fjalë për personin me inicialet G.XH., banues në Kavajë.

37-vjeçari u arrestua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative.

G.XH. po lëvizte me automjet në rrugën “Sadik Petrela”, kur u ndalua. Gjatë kontrollit të ushtruar, atij iu sekuestrua  20.500 euro të falsifikuara dhe dy aparate celulare. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë