Vrau kunatin në vitin 2004 dhe mori peng një person, arrestohet pas 15 vitesh 38-vjeçari nga Kruja (EMRI)

Vrau kunatin në vitin 2004 dhe mori peng një person, arrestohet pas 15 vitesh 38-vjeçari nga Kruja (EMRI)

Foto ilustruese

Një i kërkuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ka rënë në pranga pas 15 vitesh në sajë të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me atë italiane. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja. Vendndodhja e tij, që rezultoi Bergamo, u lokalizua pikërisht nga shkëmbimi i informacionitt mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës. 

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “vrasja me paramendim", "heqja e paligjshme e lirisë" "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.

Mësohet se Dritan Karaj më 11 mars të vitit 2004 ka vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë kunatin e tij dhe prej atëherë u arratis. Gjatë periudhës që qëndronte i fshehur, Karaj sëbashku me një tjetër, ka marrë peng një person përkundrejt përfitimit të një shume të konsiderueshme parash. 

Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin me 19 vjet burg. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat