I thuri këngë labçe Enver Hoxhës, PD kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit/ Shehu: Menjëherë, të veprojë edhe prokuroria!

I thuri këngë labçe Enver Hoxhës, PD kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit/ Shehu: Menjëherë, të veprojë edhe prokuroria!

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu

Pas videos së kryebashkiakut Tërmet Peçi,  i cili këndonte në nder të ish-diktatorit, Enver Hoxha, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike.

Deputeti i qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, në një status në Facebook, kërkon nga qeveria Rama, që të bëhet shkarkimi i kryebashkiakut të Tepelenës. Shehu shkruan se sjellja e bërë nga Peçi është e papranueshme

Statusi i plotë:

I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci. Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.
I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!
Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.
Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.
Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.
Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.
Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?
A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?,”, ka shkruar ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismail: 17/09/2018 09:21

    Nuk ka popull si ne shqiptaret, qe bejme urysh kunder historise e personaliteteve me vlerave tona kombetare,urrejme ata qe kane sakrifikua e nuk kane vjedhur kete popull e kete vend,Shihni tash sa urrehet Hashim Thaci ne Kosoven e masakruar nga roberia shekullore sllave,qe e shpetoi nga kjo fanitje zeri i pushkes se Adem Jasharit dhe ushtrise clirimtare

    Përgjigju
  • Mario: 16/09/2018 14:24

    Cfare hipokrizie? Lere te flasin e ankohen ata qe vdiqen neper burgje dhe familiareve ua morren shpirtin avash avash ne internim, mushkonjat i hanin te gjalle e i hidhnin neper vare si qene se soji jote i quanit armiq. Mos u bej me qesharak.

    Përgjigju
  • Ani: 16/09/2018 14:22

    Te dilte e te ankohej ndonje tjeter do isha dakort. Por te dali ky spiuni i sigurimit (katerciperisht e sigurte) dhe ben si i indinjuar, eshte turp i madh. Eshte njesoj sikur te dali Ruçi, Berisha, Gjinushi apo Xhafaj dhe te shajne Enverin.

    Përgjigju
  • Maks: 16/09/2018 13:10

    Kur ben anti enveristin nipi haki shehut ish komandat iburgut 313 dhe i kampit te punes se spacit

    Përgjigju
  • Tutu: 16/09/2018 11:53

    Ky palaço burre te tregoje fotot e veta me Enverin qe qe i vogel zbukuronte muret eshtepise.... xhanem nga keta burra u dhi... Shqiperie

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 16/09/2018 11:37

    une denoncoj publikisht se masar shehu,babai i deputetit tritan shehu ,ka patur leterkembim me enver hoxhen,ku i kerkonte te drejte studimi per djalin,tritanin,ku vec te tjerash i kerkonte falje per gabimet e bera.ne leter pergjigje ,e cila ne kornize artistike qendronte varur ne mur,ne dhomen e pritjes,vec te tjerave,thuhej se ti masar ke qene dhe je bir i partise.pra tritani del bir i birit te partise.vetem ne saje te kesaj letre ,babai i te shoqes,ish drejtor i port,flote,hekurudhes ne ish ministrine e komunikacioneve,u bind per te lidhur krushqine me masar shehun,pra,te bente dhenderr tritanin.duke qenese tritani del nip i partise dhe me gjysh enverin,i kerkoj lulzim bashes ta perjashtojne nga grupi parlamentar,sepse na njollos partine tone te shtrenjte,te paster,te ndershme dhe virgjereshe.

    Përgjigju
    • LORA: 16/09/2018 14:56

      Big like ,kasem gahinji.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Lista përfundimtare është me 131 fitues

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Lista përfundimtare është me 131 fitues