I vidhet ‘Lamborghini’ në Francë, supermakina gjendet në Poloni falë rrjetit social (FOTO)

I vidhet  ‘Lamborghini’ në Francë, supermakina gjendet në Poloni  falë rrjetit social (FOTO)

Abdullah Alfaim dhe makina e tij

Një milioner arab arriti të gjente makinën e vjedhur falë rrjetit social, pasi kishte paguar një kompani që merret me transportin e makinave për t’i zhvendosur mjetin e tij Lahmborghini Aventador LP760-2 nga Kana në Londër. Pronari 30-vjeçar Abdullah Alfaim, është një person me ndikim të drejtpërdrejtë në mediat sociale, dhe kështu ai e ka shfrytëzuar këtë gjë për të gjetur makinën e tij.

Në një postim drejtuar 72 mijë ndjekësve të tij në rrjetin social, ai ka shkruar se makina e tij me vlerë 500 mijë euro nuk gjendej dhe llogaria e kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e saj ishte false.

Makina e vjedhur në Francë

E ashtuquajtura kompani e mori makinën time nga hotel “Intercontinental” ku po qëndroja. Një ditë pasi isha nisur për në Londër, një burrë më mori në telefon dhe më tha se Lamborghini do të ishte brenda një ore para hotelit ku isha vendosur. Por pas kësaj nuk munda të lidhesha më me të.

Abdullah Alfaim

Pasi kuptoi se kishte rënë viktimë e një mashtrimi, ai kontaktoi Interpolin, autoritetet policore dhe ambasadën e Emirateve në Londër. Pasi postimi i tij u bë viral në rrjetet sociale, makina u zbulua në Varshavë nga një polic polak. Ajo ishte vjedhur nga një polak që e kishte marrë makinën nga Franca, në Itali e më pas në Poloni. Destinacioni përfundimtar do të ishte Rusia ose Ukraina.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë