I vuri flakën 'Toyota Yaris'-it në Vlorë, policia zbardh ngjarjen, arreston autorin (EMRI)

I vuri flakën 'Toyota Yaris'-it në Vlorë, policia zbardh ngjarjen, arreston autorin (EMRI)

'Toyota' e djegur dje në Vlorë

VLORE - Policia zbardh një nga dy ngjarjet e djegies së automjeteve në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Vlorë. Në prangat e policisë ka rënë autori, Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në orën 04:00, në lagjen "24 Maji" ku u përfshi nga flakët automjeti tip "Toyota" me targa AA 660 RJ në pronësi të S.S. Shkëlqim Hoxha dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme, ndërsa nuk bëhen të qarta motivet. 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Dy automjete u gjetën të djegura dje në Vlorë, konkretisht një "Toyota Yaris" dhe një "Mercedes Benz". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet