I zbulon era e fortë në makinë, kapet me 28 kg marijuanë familja shqiptare në Mal të Zi/ FOTO

I zbulon era e fortë në makinë, kapet me 28 kg marijuanë familja shqiptare në Mal të Zi/ FOTO

Droga e kapur në mjetin e familjes shqiptare

Një familja shqiptare është ndaluar teksa kalonte kufirin e Malit të Zi drejt Kroacisë me një makinë ku kishin fshehur 53 pako me kanabis.

Policia e Malit të Zi thotë se shoferi ishte një 41-vjeçar dhe se në makinë ndodhej edhe bashkëshortja së bashku me dy fëmijët e mitur. Ata tentuan të kalonin ilegalisht në drejtim të Kroacisë 28 kg kanabis.

Siç shihet nga fotot e publikuara nga policia e Malit të Zi, makina ishte modifikuar për të fshehur drogën. Në pjesën e pasagjerit ishte ndërtuar një pjesë e posaçme për të fshehur lëndën narkotike.

Autoritetet e sigurisë të Malit të Zi e ndaluan makinën, pasi lindën dyshime nga një erë e fortë brenda automjetit. Kjo ka shërbyer për të ndërmarrë një kontroll të imtësishëm e më pas u gjet sasia e drogës.

I arrestuari dhe bashkëshortja janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Mali të Zi.


Droga e fshehur në makinën e familjes shqiptare

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht