I zhdukur prej ditësh, gjendet i ngrirë për vdekje futbollisti 18-vjeçar

I zhdukur prej ditësh, gjendet i ngrirë për vdekje futbollisti 18-vjeçar

Futbollisti i ndjerë Alexey Lomakin

Një lojtar futbolli i ekipit të Moskës në Rusi, "Lokomotiv" është gjetur i ngrirë për vdekje. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Alexey Lomakin, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 nëntor. Mamaja e 18-vjeçarit të ndjerë ngriti alarmin, duke e denoncuar në polici rastin pasi i biri nuk u kthye në shtëpi pas datës 30 nëntor dhe as nuk kontaktoi me asnjëri.

Ajo tregoi për autoritetet lokale  se i biri kishte shkuar tek klubi për ekzaminime mjekësore, ku qëndroi gjatë gjithë natës. Më pas besohet se ka dalë të pijë me një shok dhe telefoni i tij është lidhur me internet në datën 2 dhjetor. E ëma tentoi ta telefononte dhe iu përgjigj një shofer taksie i cili rrëfeu se Alexey kishte lënë telefonin dhe çantën në taksinë e tij, sipas medias ruse “Dni24”

Mbetet e paqartë se çfarë i ka ndodhur pas asaj nate që kaloi jashtë por trupi i futbollistit u gjet në gjendje të ngrirë. Hetimet vazhdojnë ende.

Alexey Lomakin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja