I zhvati 8 mijë euro 36-vjeçares, lihet në burg juristi i Hipotekës së Korçës

I zhvati 8 mijë euro 36-vjeçares, lihet në burg juristi i Hipotekës së Korçës

Elvis Gjata, juristi i Hipotekës së Korçës, i arrestuar

Gjykata e Korçës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin nga policia të juristit të Hipotekës, Elvis Gjata, duke e lënë në burg. Ai akuzohet për mashtrim kryer në bashkëpunim. Sipas organit të akuzës juristi i mori nëpërmjet mashtrimit 8 mije euro një gruaje nga Librazhdi për të ndërhyrë për një çështje gjyqësore penale.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të rastit në Prokurorinë e Korçës nga personat e dëmtuar.

Njoftimi i policisë për arrestimin:
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë. Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saikeq tahiri: 09/09/2018 15:20

    Jane shtuar shume mashtruesit ne kete vend.poshtersia dhe ligesia kane arritur kulmin.denim maksimal per keta vemje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim