Ia dedikoi golin shokut që ka ndërruar jetë, futbollisti i Italisë: Prej tij kam arritur këtu

Ia dedikoi golin shokut që ka ndërruar jetë, futbollisti i Italisë: Prej tij kam arritur këtu

Futbollistët italianë

Futbollisti i Italisë Cristiano Biraghi nderoi ish-shokun dhe kapitenin e skuadrës Davide Astori pasi shënoi golin e fitores në minutat e fundit të takimin me Poloninë. 

Mbrojtësi i majtë, që vetëm muajin e kaluar mori ftesën e parë për t’u grumbulluar me Italinë, përfitoi nga një devijim në minutën e 92-t për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’I dhënë fitoren e parë Italisë pas 5 ndeshjesh.

Një moment i veçantë për 26-vjeçarin e Fiorentinës i cili bëri një dedikim emocional. Me shokët e skuadrës të cilët e kishin rrethuar, ai u pa teksa shikonte lart në qiell dhe teksa bënte me gishta numrin “13”, që është edhe numri që mbante Astori te Fiorentina para se të humbiste jetën në mënyrë tragjike gjatë këtij viti.

Pas ndeshjesh Biraghi foli për shokun që nuk jeton më. “Astori është pjesë e imja, ashtu si edhe e të gjithë shokëve te Fiorentina dhe të gjitë atyre që kanë luajtur me të,”-u shpreh fillimisht futbollisti për “Rai Sport”.

Më pas ai shtoi: “Jam përballur me të si person, ai kishte impakt të madh. Dedikimet për golat e mi shkojnë për të pasi falenderoj Astorin që jam këtu. Më ka prekur shumë.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve